☁️
Tiranë 20°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 97.76 ▼6.11%
ARI 3,957 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,902 ▼ -0.07% ETH $2,287 ▲ +0.94% XRP $1.2545 ▲ +0.14% SOL $94.3700 ▼ -0.54%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 97.76 ▼6.11 % ARI 3,957 ▲1.49 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 97.76 ▼6.11 % ARI 3,957 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Mickoski: Rasti “Talir 2” ishte i sajuar, kemi qenë cak i agresionit nga qeveria e mëparshme

Lidhur me lirimin nga akuzat të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në rastin “Talir 2” dhe zhbllokimin e aseteve të OBRM-PDUKM-së, kryeministri Hristijan Mickoski tha se partia e tij gjatë kohës së ish-qeverisë ishte cak i persekutimit politik dhe një forme agresioni.

“Ata shpikën një rast që nuk ekziston, siç është “Talir 1 dhe 2”. Dje, Gjykata më në fund, sa i përket partisë politike OBRM-PDUKM, nxori një vendim që është në përputhje me drejtësinë dhe gjithçka që pritet nga qytetarët. Sa i përket pjesës tjetër të vendimit dhe personit të përfshirë, nga ajo që munda të lexoj nga përgjigja e këshillit penal në Gjykatë, mund të konkludoj se është pasojë e ndryshimeve ligjore në Kodin Penal, të miratuara nga qeveria e mëparshme e LSDM-së dhe BDI-së.

Për shkak të tyre, pati shumë amnisti politike, por ato do të vazhdojnë. Pasi të bësh një gabim, ai gabim bëhet rregull dhe të ndjek. Më në fund, drejtësia është vënë në vend për OBRM-PDUKM-në”, shtoi kryeministri gjatë vizitës së tij në Komunën e Sarajit.

Ish-kryeministri Gruevski u lirua nga akuzat në rastin “Talir 2” për ndërtimin e paligjshëm të selisë së partisë së OBRM-PDUKM-së.

Gjatë shpalljes së vendimit, gjykatësi tha se kjo ishte për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal, por edhe për faktin se prokuroria nuk arriti të provonte fajësinë e ish-kryeministrit gjatë procesit./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.