🌡️
Tiranë — 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,623 ▲0.56%
DOW 52,310 ▲1.04%
NASDAQ 25,614 ▲0.69%
NAFTA 97.19 ▼6.66%
ARI 3,976 ▲1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,826 ▼ -0.3% ETH $2,287 ▲ +0.67% XRP $1.2511 ▼ -0.2% SOL $94.2300 ▼ -0.89%
S&P 500 7,623 ▲0.56 % DOW 52,310 ▲1.04 % NASDAQ 25,614 ▲0.69 % NAFTA 97.19 ▼6.66 % ARI 3,976 ▲1.96 % S&P 500 7,623 ▲0.56 % DOW 52,310 ▲1.04 % NASDAQ 25,614 ▲0.69 % NAFTA 97.19 ▼6.66 % ARI 3,976 ▲1.96 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

“PD i vodhi kauzën studentëve”, debate në Komisionin e Kulturës, Zhupa: Rama e ka humbur shansin për dialog

Protestat e studentëve dhe dhuna e raportuar gjatë tyre shkaktuan debate mes kryetares së Komisionit të Kulturës, Ina Zhupa, dhe anëtarëve të Partisë Socialiste.

Deputetja demokrate Ina Zhupa kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore, ndërsa socialistët iu kundërpërgjigjën duke deklaruar se ata ia kanë marrë kauzën studentëve.

Zv. kryetari i komisionit, Erion Malaj, u shpreh PD-ja i ka futur në protestë një grupim të papërshtatshëm për kauzën e tyre, teksa shtoi se nuk e duan as në protestë.

“Kam kohë që ju dëgjoj të thoni ju erdhi fundi, por që do t’ju vinte fundi ju duke qenë në opozitë, në këtë mënyrë, nuk e kam pritur. Ia bëtë vetes, bravo ju qoftë. Ajo që duhet theksuar, edhe pse studentëve ua vodhët kauzën, i futët brenda një grupimi të papërshtatshëm për atë kauzë të tyre, prapëseprapë, ata jo vetëm që nuk ju votojnë, por nuk ju duan as afër në protest”, tha zv. kryetari Erion Malaj.

Nga ana tjetër Ina Zhupa tha se “Edi Rama e ka humbur shansin për dialog” me protestuesit.

“Sa për dialog, me ata dhe me këdo, Edi Rama e ka humbur shansin e vet për dialog kur i ka mashtruar për 14 vite. Edi Rama e ka humbur shansin për dialog kur i ka masakruar, sepse nuk bën dialog syri me plumbin. Nuk bëhet dialog me dhunë. PD ka 14 vjet që proteston. Nuk ka arritje më të madhe se populli të protestojë vetë kundër qeverisë. Është më i madh populli opozitar në përgjithësi se një parti. PD nuk ka imponuar dhe as do të imponojë ndonjëherë se si duhet bërë, kur apo të ketë monopolin e protestës. PD është në mbështetje të protestës së studentëve”, deklaroi Zhupa.

Në debat ndërhyri edhe deputeti socialist Arkend Balla, i cili iu referua protestës së së shtunës, duke pretenduar se përfaqësuesit e PD-së ishin përzënë nga protestuesit.

“Ju përzunë nga protesta ditën e shtunë. Dërguat gjithë pedagogët ish-deputetë të PD-së, gratë e tyre. Menduat se qeveria rrëzohet me dhunë. Zgjedhjet janë para. Le të fitojë ai që është më i zoti”, u shpreh Balla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.