🌤️
Tiranë 38°C · Kryesisht kthjellët 29 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $77,612 ▼ -2.5% ETH $2,437 ▼ -2.69% XRP $1.3840 ▼ -2.53% SOL $103.8600 ▼ -1.66%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
29 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Mickoski takon Macron dhe Merz në Tivat: Fokusi tek e ardhmja evropiane e rajonit

Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili po merr pjesë në Samitin Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor në Tivat, u takua sot me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Një takim miqësor dhe i përzemërt me Presidentin Francez Emmanuel Macron. Diskutuam për rajonin, çështje të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve tanë dhe perspektivat evropiane, tema mbi të cilat kemi punuar prej kohësh. Franca është një nga vendet më me ndikim në Evropë, prandaj është e rëndësishme të diskutojmë hapur, drejtpërdrejt dhe me pritje të shprehura qartë. Qëllimi ynë është të ndërtojmë miqësi, të hapim dyert dhe të ofrojmë mirëkuptim dhe mbështetje më të madhe. Ne vazhdojmë të ecim përpara me përkushtim dhe me një qëllim të qartë”, shkruan Mickoski në Facebook pas takimit me Macron.

Me kancelarin gjerman Merz, tha ai, shkëmbyen mendime mbi perspektivat evropiane të rajonit, sfidat me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe integrimit evropian.

“Takime të tilla përfaqësojnë një mundësi për të ndërtuar partneritete të reja dhe për të forcuar lidhjet që janë të rëndësishme për të ardhmen e rajonit tonë”, tha Mickoski.

Në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që mbahet në Tivat nën moton “Prosperitet dhe Stabilitet i Përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor”, tema kryesore do të jetë zgjerimi i Unionit./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.