ArteLibri

Midis artit, muzikes dhe etnografise

(Disa persiatje mbi librin “Il Benzinaio e Chopin” te Greta Aliajt)

diana_gellci
Nga Diana Gellci Ph.D. Wayne State University. Detroit, MI, USA

Ne mbarim te librit me tregime the poezi “Il Benzinaio e Chopin” te Greta Aliajt, te mbetet ne kujtese nje det i kalter me nje qiell qe ndryshon forme vazhdimisht dhe nje bar, ku pelqehet shume kafja dhe ku hyjne e dalin shume e shume njerez. Me tej,  nje qytet i tere ne te perditshmen e tij te zakonshme qe behet krejt intriguese dhe e vecante nen vezhgimet e nje femre qe leviz vazhdimisht me biciklete. Eshte nje bote njekohesisht kaq e larget por kaq e prekshme, kaq e panjohur, por qe ngjan kaq shume me ate qe shume nga ne perjetojne cdo dite ne qytetin ku jetojme, ne barin ku pijme kafen,  me postierin e lagjes, me nje cift pleqsh qe shkojne aty pari cdo mengjes, me nje grua qe punon vullnetare ne spitalin e qytetit…  dhe ndoshta harrojme se keto te gjitha na vijne prane kaq natyrshem sigurisht jo sepse ato keshtu jane.Nje  realitet na behet kaq i prekshem pikerisht per merite te autores e cila me nje gjuhe te thjeshte e plot kuptim i ka vene vetes detyre qe te mos tregoje thjesht histori por te zbertheje me mjeshteri mommente te se perditshmes ashtu sic i sheh dhe perjeton ajo. Eshte lehte i dallueshem syri vezhgues i Gretes ne cdo njerin nga tregimet e librit. Megjithate, ajo qe te ben pershtypje eshte nje lloj monologu i brendshem i cili lidh personazhet  me levizjet e tyre, me mjedisin dhe me Greten si autore. Nje monolog i tere i mbushur me pyetje dhe zhbirilime pertej se dukshmes, qe here pas here sikur heshtete prapset per t’u lene vend tingujve dhe muzikes qe ndihen ne sfond.

Ne nje kendveshtrim qe shkon pertej librit te Gretes, duket qe libra te tille jane bere nderkaq nje trend i ri i botes se leximeve, i cili per fat te keq nuke ka gjetur ende vendin qe i takon ne faqet e kritikes, edhe pse eshte nga me te lexuarit ne kohen e sotme. Eshte nje trend qe lidhet drejt per se drejti me rrjedhjen e trurit shqiptar ne nje cerek shekullin e fundit. Eshte nje plejade e tere intelektualesh dhe artistesh qe edhe pse nuk kane shkruar kurre me pare, me ne fund e gjejne me vend te ulen, te shkruajne seriozishtdhe ta ndajne pastaj me te tjeret. Pothuajse gjithe cfare kam lexuar ne kete context deri me tash, karakterizohen nga nje sens i mprehte vezhgimi, nje lloj humori i cilter, dhe nje persiatje e vazhdueshme, cka me bent e mendoj se keto lloj permbledhjesh, me shume se qellimi per te shkruar, jane nje nevoje e brendshme individuale per te ruajtur identitetin e vene ne prove. Kjo duhet te jete arsyeja e atij monologue te ndjere edhe pse te pa thene, ne tregimet e Gretes: Autorja qemton me kujdes situate dhe karaktere sepse nuk mund te jete ndryshe jeta e nje emigranti qe ne kontrast nga emigrantet qe lane Shqiperine ne fillimet e shekullit te 20te, ka ikur prej aty per nje standard intelektual me te larte dhe po ashtu menjohuri dhe aftesi pune ten je niveli krejt te admirueshem. Keto vepra letrare jane pastaj produkt i drejtperdrejte i kontrastit midis ketyre endrrave e kerkesave njerezore dhe realitetit qe nuk eshte asnjehere i trendafilte.

Greta Aliaj dhe autore te tjere te se njejtes kategori, kane nje privilegj te madh qe veshtire e arrijne edhe shkrimtare te mirenjohur e te pjekur: Jeta midis se paku dy kulturave u jep atyre aftesine e pashoqe te vezhgimit dhe pershkrimit. Nese jeta ne ishujt Trobriand i dha Malinovskit, babait te etnografise qe njohim, mundesine te zhvillonte nje menyre te re te pershkruari me qellim te mirefillte njohjen meshume se sa argetimin, kjo plejade e re intelektualesh nga Evropa Lindore e zhvillojne kete zotesi  pikerisht per te ruajtuar identitetin e tyre apo per ta riformatuar ate. Eshte e rendesishme te nenvizohet se sa prane profesionit te antropologut jane ata kur vezhgojne apo pershkruajne, apo sa me vertetesi e thjeshtesi behet keshtu realitet “teoria” kaq e njohur ne rrethet antropologjike qe sugjeron se jeta intensive me vendasit ne nje realitet te panjohur me pare, eshte nje premise e rendesishme per studimet etnografike. Por rralle eshte diskutuar, me aq sa kam une dijeni, ajo paralele qe lidh studimet etnografike me kete trend, apo risi te re te te shkruari, qe per vlerat e vet ate dyfishta – artistike dhe etnografike  – perseri, meriton vemendje dhe studim te vecante.

Desha te shtoj se libri i Gretes ndoshta nuk do te kishte vlerat dhe kuptimin qe ka pa poezite. Jane vargjet qe me shume se cdo gje tjeter zberthejne dilemat e individit ne prag te nje jete te re, me gjithe cfare ajo perfshin. Duket sikur vargjet jane konkluzionet e pa thena te tregimeve, te cilat Greta, me mjeshteri ne fakt, i le ne vemendjen e lexuesit. Nuk do te thosha qe tregimet apo poezite e Gretes jane shkruar me idene qe “secili t’i kuptoje si te mundet dhe te kuptoje cfare te mundet”. E di qe ekziston nje grup i konsiderueshem njerezish, madje edhe ne rrethet e letrave apo akademike, qe jane ithtare te kesaj ideje, gje qe meriton nje shkrim te vecante. Personalisht mendoj se arti i ka te dyja: shkakton ndjesi te fuqishme por edhe eshte nje mjet i fuqishem komukimi qe transmeton vazhdimisht ide dhe qendrime, qe na influencon pa perdorur autoritet, apo sic mund te thuhet, na influencon artistiskisht. Nderkaq,  edhe pse e pranoj qe ka vepra artistike qe qellimin kryesor kane infiltrimin e shpirtit njerezor nepermejt tingujve dhe ngjyrave, une besoj se arti i fjales ka perparesi pikerisht sepse bashke me ndjesite arrin te transmetoje edhe mesazhe te fuqishme. Mesazhe te till ate fuqishme shprehur nepermejt fjalesh krejt te thjeshta gjeta ne cdo faqe te librit te Gretes, si tek tregimet ashtu edhe tek poezite. Disa here gjate leximit kam ndjere nje lidhje gati intime me ato qe thuheshin aty dhe kam menduar “Kjo eshte Greta”. Por detaje te tilla qe nga “kepucet e kuqe te adoleshences” tek “mendimet e shperbera pa folje dhe pa ritem”, apo “hijet qe ikn ne erresire” me kane beret e them gjithashtu “kjo jam une”. Dhe kjo, mendoj se eshte vertet kuptimplote: kur ne “e njohim” apo “e dime” ate qe thuhet aty, autori duket ka arritur ten a sjelle nje veper me vlera universal. E cfare do te duhej me teper per ta quajtuar nje veper te suksesshme?!  Thjesht uroj me zemer qe Greta, bashke me tingujt e pianos, te vazhdoje ten a dhuroje edhe kete muzike te rralle te se perditshmes.

Suksese te metejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button