☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 11 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 71.41 ▼0.93%
ARI 4,114 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $64,386 ▲ +0.77% ETH $1,828 ▲ +2.14% XRP $1.1166 ▲ +1.33% SOL $78.2600 ▲ +0.75%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
11 Jul 2026
Breaking
Rajoni

Greqi, “JO”-ja fiton në referendum. Merkel dhe Hollande thërrasin Samitin e Eurozonës

greqiPavarësisht paralajmërimeve se një kundërshtim i masave të kërkuar nga huadhënësit në këmbim të ndihmës ekonomike mund te sjellë pasoja të rënda për të ardhmen e Greqisë në zonën e euros, grekët kanë votuar në referendumin e së dielës  alternativën “JO”, me shumicë të konsiderueshme që shkon deri në 61%, ndërsa kahu kundërshtar ka përqendruar deri ne 39% të votave.

Ndërkohë kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras reagoi menjëherë pasi mësoi se si grekët kishin votuar në referendum. “Demokracia mposhti frikën”, tha ai.

Procesi i votimit ka qenë i qetë dhe me një pjesëmarrje rreth 65%, përtej kufirit prej 40% që e bën referendumin të vlefshëm.

Karakteristikë e kësaj jave që në dukje duket se ka ndarë grekët në dysh për vendimin e tyre ndaj masave të kreditorëve, ishte qetësia dhe situata nuk ka qenë aspak e polarizuar.

Me interes tashmë pritet dita e nesërme për të gjithë grekët, që gjithsesi në shumicën e tyre dëshirojnë qëndrimin në Eurozone.

Kryeministri Alexis Tsipras ka deklaruar se pavarësisht rezultatit do të fillojë menjëherë negociatat e reja me kreditorët. Sipas burimeve qeveritare, ai tashme ka në dorë dy armë të fuqishme, vullnetin e lirë të një populli që kërkon të jetojë i barabartë mes të barabartëve në Europë, si dhe raportin e fundit të FMN-së që kërkon nga BE-ja reduktim të borxhit grek, pasi ai është i paqëndrueshëm.

Çdo gjë tashmë varet nga qëndrimi i liderëve të BE-së, të cilët pas rezultatit te referendumit duket se kane ndryshuar qëndrim.  Merkel dhe Hollande takohen të hënën për të biseduar për çështjen greke. Ndërsa të martën, dy liderët kanë bërë thirrje për mbledhjen e samitit të Eurozonës. Presidenti francez si dhe kryeministri italian kishin deklaruar orët e fundit se pavarësisht rezultatit, vendi i Greqisë është në eurozonë.

Ndërkohë, socialdemokratët gjermanë kanë kërkuar nga kancelarja Merkel që çështja greke të mos i lihet axhendës së Eurogrupit që fillon nesër punimet, por një samiti të lartë të BE-së.

Edhe presidenti i parlamentit europian, Martin Schulz ka ndryshuar qëndrim duke thënë se BE-ja nuk do ta braktisë Greqinë.

Ndërkohë në Athinë si pasojë e rezultatit të referendumit ish-ministrja e Jashtme, Dora Bakoyannis ka kërkuar hapur dorëheqjen e ish-kryeministrit dhe kreut te konservatorëve, Antonis Samaras.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.