Maqedonia

Mijallkovit, askush nuk mund t’ia ndal armët

Nga prokuroria publike për ‘’Meta’’ tregojnë se kompetentët për rastin e zbulimit të ish drejtorit të kundërzbulimit Sasho Mijalkov në aeroportin ‘’Nikola Tesla’’, nga atje drejtojnë organet në vendin ku ka ndodhur rasti.

Para më shumë se një muaj Mijalkov ishte arestuar pasiqë atij i ishte gjetur një pistoletë në valixhe me të cilën ishte shëtitur për disa orë në aeroportin e Shkupit.

Deri më tash prokuroria publike nga organet kompetente në Serbi nuk ka marë ndonjë sqarim në lidhje me rastin. Në bazë të ligjit kur vepra penale ndodh në teritorin e vendit tjetër, ato janë kompetent që të sqarojnë gjithë ngjarjen dhe procedurën. ‘’Se cfarë kanë vendosur për rastin a kanë hapur lëndë a është marrë në pyetje ai a kanë kërkuar informacione shtesë nga organet tona nuk dihet’’, thonë nga prokuroria.

‘’I kemi marë të gjitha masat e nevojshme për t’i ikur situatave të palakmueshme dhe bashkëpunojmë me të gjithë organet kompetente’’, bëjnë të ditur nga TAV. Ndërkohë sipas regullave ligjore për këtë vepër penale është e paraparë dënimi në të holla dhe me burgim. Sipas nenit 81 për ligjin për armë dënimi për persona fizik është nga 500 deri 1000 euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button