🌤️
Tiranë 6°C · Kryesisht kthjellët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▲0%
ARI 3,669 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $59,372 ▼ -0.08% ETH $1,637 ▼ -0.59% XRP $0.9293 ▼ -1.26% SOL $70.3300 ▼ -0.33%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▲0 % ARI 3,669 ▲0 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▲0 % ARI 3,669 ▲0 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Bota

Mike Leigh tërhiqet nga kinemaja pas 55 vitesh karrierë

LONDER, 29 nëntor, ATSH/ Regjisori i njohur britanik Mike Leigh ka njoftuar se “Tender Loving Care” do të jetë filmi i tij i fundit, duke i dhënë fund një karriere kinematografike që shtrihet në më shumë se pesë dekada.

Në një intervistë për gazetën britanike “The Guardian”, regjisori ka folur për problemet shëndetësore që i kanë ndryshuar jetën, vendimin për të mos realizuar më filma dhe dëshirën e papërmbushur për të realizuar një film bashkëkohor me buxhet të madh.

Leigh, 83 vjeç, vuan nga mioziti, një sëmundje inflamatore që prek muskujt dhe që ia ka vështirësuar ndjeshëm punën në sheshxhirim. Megjithatë, ai nuk përjashton mundësinë që të vazhdojë të shkruajë.

“Tender Loving Care”, filmi i tij i 17-të me metrazh të gjatë, trajton jetën e dy punonjëseve sociale në Londër, marrëdhëniet familjare, miqësinë dhe përballjen me vështirësitë e jetës.

I konsideruar një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të realizmit social në kinemanë britanike, Leigh njihet për metodën e tij të veçantë të punës me aktorët dhe portretizimin e jetës së njerëzve të zakonshëm.

Gjatë karrierës së tij, ai ka fituar Palmën e Artë në Festivalin e Kanës me filmin “Secrets & Lies” (1996) dhe Luanin e Artë në Festivalin e Venecias me “Vera Drake” (2004).

Ndër veprat e tjera të njohura të regjisorit britanik renditen “Naked”, “Another Year”, “Mr. Turner” dhe “Hard Truths”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.