🌤️
Tiranë 6°C · Kryesisht kthjellët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▲0%
ARI 3,669 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $59,372 ▼ -0.08% ETH $1,637 ▼ -0.59% XRP $0.9293 ▼ -1.26% SOL $70.3300 ▼ -0.33%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▲0 % ARI 3,669 ▲0 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▲0 % ARI 3,669 ▲0 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Kronika

EMRI/ Zbulohet identiteti i 30-vjeçarit shqiptar të vrarë gjatë operacionit policor në Venecia! Vijojnë kërkimet për të arratisurin

Është identifikuar shqiptari që humbi jetën gjatë ndërhyrjes së policisë italiane në Cavarzere, në provincën e Venecias.

Viktima është 30-vjeçari Silvester Cami, ndërsa autoritetet vijojnë kërkimet për 37-vjeçarin Ervis Murra, i cili arriti të largohej gjatë operacionit.

Identiteti i 30-vjeçarit Silvester Cami u konfirmua nga autoritetet italiane përmes gjurmëve të gishtërinjve dhe verifikimit të të dhënave personale.

Pas identifikimit, familjarët e tij në Shqipëri janë njoftuar për ngjarjen tragjike.

Ndërkohë, policia italiane vijon operacionin për kapjen e 37-vjeçarit shqiptar Ervis Murra, i cili arriti të largohej gjatë ndërhyrjes policore. Në kërkim të tij janë angazhuar forca policore nga disa qytete të Italisë.

Në kuadër të hetimeve, një person i tretë, i cili dyshohet se u kishte ofruar strehim dy shqiptarëve, është shoqëruar nga autoritetet për verifikime.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.