Kosova

Vetëvendosje paralajmëron marrëveshje për demarkacionin

Aida Dërguti, deputete e Vetëvendosjes dhe nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, ka thënë në “Interaktiv” të KTV-së, se pret që çështja e demarkacionit të zgjidhet pas takimeve që po mbahen me opozitat.

“Gjithsesi do të duhej që kjo të përfundonte pas takimeve që po i mbajmë të udhëhequra nga Naim Rashiti”, ka thënë Dërguti.

Deklarata nga këto takime pothuajse ka qenë e përfunduar sipas Dërgutit, por ka ndryshuar diçka e vogël në fund që nuk kanë rënë të gjithë dakord dhe është shtyer.

“Jemi shumë afër finalizimit. Takimi i radhës mund të jetë mes liderëve dhe mund të arrihet marrëveshja”, ka përfunduar Dërguti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button