🌧️
Tiranë 17°C · Shi i lehtë 08 May 2026
S&P 500 7,337 ▼0.38%
DOW 49,597 ▼0.63%
NASDAQ 25,806 ▼0.13%
NAFTA 95.30 ▲0.52%
ARI 4,717 ▲0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $79,698 ▼ -2.26% ETH $2,282 ▼ -2.65% XRP $1.3845 ▼ -2.48% SOL $88.1800 ▼ -2.36%
S&P 500 7,337 ▼0.38 % DOW 49,597 ▼0.63 % NASDAQ 25,806 ▼0.13 % NAFTA 95.30 ▲0.52 % ARI 4,717 ▲0.13 % S&P 500 7,337 ▼0.38 % DOW 49,597 ▼0.63 % NASDAQ 25,806 ▼0.13 % NAFTA 95.30 ▲0.52 % ARI 4,717 ▲0.13 %
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
08 May 2026
Breaking
Arte

“Miku i librit” dhe “Biblioteka e artit”, për të nxitur leximin dhe njohjen me artin

Për të nxitur leximin, ku në fokus është dhe njohja me artin, gjatë këtij muaji do të zhvillohen aktivitetet “Miku i librit” dhe “Biblioteka e artit”, të cilat përfshijnë seanca leximesh dhe biseda me shkrimtarë dhe përkthyes, si dhe takime me studiues arti dhe autorë librash arti. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit nisi të enjten fushatën e leximit “Miku i librit” në shkollat në Tiranë për të vijuar më pas edhe me “Bibliotekën e artit”. Për fushatën “Miku i librit” do të ketë seanca leximesh dhe biseda me shkrimtarë dhe përkthyes dhe do të zhvillohet një herë në javë në shkollat “Ismail Qemali”, “Skënder Çaçi”, “Asim Vokshi”, “Faik Konica”.

Ndërsa “Biblioteka e artit” që gjithashtu do të zhvillohet një herë në javë te Liceu Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, sipas Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit do të vijojë këtë muaj me takime me studiues arti dhe autorë librash arti. “Qëllimi: Njohja me historinë e artit dhe figurat e artit shqiptar dhe atë botëror”, shprehet QKLL. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit e nisi të enjten fushatën e leximit “Miku i librit” në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” me shkrimtarin Besnik Mustafaj, një nga personalitetet më të spikatura të letërsisë bashkëkohore shqipe.

Një takim, që u moderua nga drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, znj. Arta Marku, e cila theksoi se fushata e leximit “Miku i Librit” ka si qëllim krijimin e një fijeje lidhëse mes librit dhe lexuesve. QKLL bën me dije se aktiviteti në sallën multifunksionale të shkollës së mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” solli një atmosferë të ngrohtë bisede dhe reflektimi rreth krijimtarisë së autorit dhe rrugëtimit të tij në letërsi, diplomaci dhe politikë dhe u shndërrua në një moment të veçantë dialogu mes autorit dhe nxënësve. Ndërsa shkrimtari Besnik Mustafaj dhe shtëpia botuese “Onufri” dhuruan dhe disa kopje librash për bibliotekën e shkollës.

Dy fushatat “Miku i librit” dhe “Biblioteka e artit” nga QKLL

Ndërsa “Miku i librit” dhe “Biblioteka e artit” do të vijojnë përgjatë këtij muaji me nxënësit e shkollave, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit thekson se libri ka kuptim vetëm në kontakt me lexuesin dhe se letërsia bashkëkohore është thelbësore për të nxitur pasionin për leximin tek fëmijët dhe të rinjtë. Gjithashtu artistët e së nesërmes duhet të jenë të njohur me botimet bashkëkohore mbi artin. “Duke pasur parasysh faktin që libri është komunikim, që libri nuk ekziston pa lexuesin, që libri shndërrohet në një objekt pa kuptim nëse nuk lexohet…;

Duke pasur parasysh faktin që për të krijuar lidhjen mes librit dhe nxënësve nuk mjafton vetëm literatura që ofron programi shkollor; që letërsia bashkëkohore është e rëndësishme për të mbajtur ndezur zjarrin e leximit dhe sidomos që fëmijët dhe të rinjtë janë lexues në proces krijimi…; Duke pasur parasysh faktin se artistët e së nesërmes duhet të jenë, veç të tjerash edhe në kontakt me botimet bashkëkohore mbi artin që po plotësojnë nga dita në ditë bibliotekën e artit…QKLL ka ideuar dy fushatat e “Miku i librit” dhe “Biblioteka e artit””, shprehet QKLL. Këto dy fushata të QKLL do të vijojnë më pas edhe me aktivitete të tjera, duke nxitur leximin, njohjen e artit dhe dialogun me autorë dhe studiues, për të forcuar lidhjen mes lexuesve të rinj dhe botës së artit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.