Libri

Miku im i mirë Musa Vyshka

Nga NATASHA LAKO

Ka pengje gjithenje per miqte si Musa Vyshka. Duhet ta kisha takuar qofte edhe nje here.Dhe nuk e di perse jemi takuar shume pak,qe nga ato ditet kur botonim poezite e para, dhe per raste te pakta kur kembeheshim me njerin tjetrin.

Dhe prape une e dija se e kam mik te sigurt,atje qe nga largesite e tij,dhe ai e dinte qe me kishte mike te sigurt.Me ka derguar librin e tij te fundit me poezi.
Nuk ndroi ndonjehere freskia e poezise se Musa Vyshkes mikut tim qe kur kembeheshin vitet 60 me vitet 70, edhe te shekullit qe shkoi dhe nuk kthehet me.
Mbeti humori i fjales se tij te befte,shqiptimi i emrit Maria,qe une e degjoja shpesh dikur ,mbeti dhe poezia e tij,njesoj si femijet.Edhe sikur te bej nje renditje tjeter,dhe poezia te dale sigurisht e para,duhet dhe humori I tij i shpejte, edhe ne nje nga poezite e tij te fundit,,ku gjeta edhe vargjet per djepin e dikurshem, qe poetit po i shfaqte edhe varriin .Ishte forca poetrike qe kaperxente jeten.
Mendova atehere se nuk ka poet pa dhimbjet e thella,sa me teper ta kete ditur dhe cmuar te bukuren.
Dhe me vjen cudi,qe nuk kisha kohe te ndalesha ne Elbasanin e tij,sa merrja rrugen e dikurshme per ne Korce.por mendoja,vetem per Musa Vyshken qe ishte duke shruar poezi.Pak hokatar duhet te kete qene edhe me studentet e tij te Universitetit Aleksander Xhuvani.Zemer xhevahir si gjithenje.Dhe rruget e Tiranes na ngateruan edhe me teper.
Sepse jeta te krijon si nje planet te vetem,qe vertitesh edhe rreth diellit edhe rreth vetes,njeh dhjetra njerez qe nuk u pewrgjigjesh dot, nga vatra tende krijon planetin tend,se bashke me femijet,dhe perseri fillon te vertitesh rreth vetes dhe rreth diellit.
Poetet e medhenj perbenin galaktiken tone te madhe.Por te gjithe duhet te kalonin nepermjet Elbasanit, Dhori Qiriazi,Koci Petriti, Milanov Kallupi, qe hyri ne galaktikat e Haikut,dhe pastaj kacurelesja Beatrice Ballici,Viktor Qurku i vetevrare,qe Musa Vyshka i kushton poezi,dhe pastaj Iliriana Sulkuqi qe gjithe jeten spjegon fjalen xhan.Asnjeri nuk shkroi ndonjehere ndonje shkrim per tjetrin, pervec Iliriankes qe u be njujorkeze.
Dhe nje nga shqiptaret me shqiptare mbeti Musa Vyshka, per deri sa bente edhe humor,te hidhur apo te embel nuk ka rendesi.
Ishte Musa Vyshka dhe une e dija qe ishte,si tani e di qe nuk do te jete me.Modeste,pothuajse te padukshem per nje kohe si brez, prisnim qe ndonje me pamodestet,te thoshte ndonje fjale per ne.Dhe kuptuam nga te paret se lavdia nuk eshte ndonje gje e madhe.Meriton shume qofte per kete Musa Vyshka. Dhe iku pothuajse qetesisht.,i rrethuar nga bisedat me te bukura te botes,ne nje familje plot hapesira,deri ne ate konglomerat kishash dhe xhamash,ku hyn brenda cdo shqiptar.Vetem poezia i kaperxen te gjitha,sikur edhe ne keto caste nga qiejte eshte ajo qe na veshtron.E kemi dashur poezine dhe kjo na ka mjaftuar.i kemi perpjekur poezite me njera tjetren dhe kemi thene gezuar.Por jo gjithenje. Se cfare gezuar do te bente poezia e Vyshkes kushtuar per Blloshmin e egzekutuar
Duhet te takoheshim edhe njehere me Musa Vyshken ,dhe duhet te takoheshim me sy.`Mund te hynim edhe njehere ne vagon si dikur nga dritarja e trenit, dhe papritur te gjenim njeri tjetrin mes morise se njerezve me ato fletet plot vija dhe katrore,“te mbushura me vargjet e para,qe i mbanim neper xhepa.“Por atehere nuk ishin shkruar ende nga poeti evaregjet e nderlikimeve te pjekurise,qe i ka evidentuar Ymer Ciraku,nje tjeter bashkeudhetar.
Do te doja te vdisja ate dite,
Kur korbat te benin nena kumurite.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button