☁️
Tiranë 15°C · Vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▲0.28%
DOW 52,496 ▲1.02%
NASDAQ 26,425 ▼0.02%
NAFTA 99.24 ▲1.45%
ARI 4,135 ▼0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $82,868 ▲ +1.26% ETH $2,444 ▲ +1.87% XRP $1.3371 ▲ +2.55% SOL $106.1700 ▲ +1.34%
S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 99.24 ▲1.45 % ARI 4,135 ▼0.19 % S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 99.24 ▲1.45 % ARI 4,135 ▼0.19 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Politika

Mila për largimin e Koçekut: Vendim personal që nuk cenon PS, 83 mandatet u përkasin socialistëve dhe votuesve tanë

E pyetur për zhvillimet e fundit brenda PS, deputetja Sara Mila tha pwr ABC News se pret reagimin zyrtar të grupit parlamentar, duke nënvizuar se qëndrimi i grupit parlamentar do të bëhet publik në ditët në vijim.

Mila theksoi se e vlerëson lirinë e mendimit dhe se vendimet individuale nuk ndikojnë te funksionimi i grupit parlamentar. Deputetja theksoi se 83 mandatet e fituara në zgjedhje i përkasin PS dhe votuesve të saj, duke nënvizuar legjitimitetin e mbështetjes së marrë nga qytetarët.

“Do kisha shumë dëshirë që të presim reagimin zyrtar të PS-së dhe reagimin e Ballës. Me siguri këto ditë do të ketë qëndrimin e gjithë grupit. Unë jam një deputete e re që e vlerësoj ndjesinë e lirisë dhe mendoj që një vendim shumë personal nuk afekton grupin dhe vazhdimësinë e saj.

Për mua ka vlerë sepse ky vendim tregon mbi demokracinë në PS, ku shpesh na kanë gjykuar që nuk ndodh. Kjo është liria në PS. Tetëdhjetë e tre mandatet janë të PS-së; mandati është i PS-së dhe i votuesve të saj.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.