Miliarderi Soros paralajmëron për shpërbërjen e BE’së dhe shkatërrimin e aleancës transatlantike
Miliarderi George Soros tha se Bashkimi Evropian ndodhet në një “krizë ekzistenciale” derisa Italia vazhdon të zhytet në kaos politik dhe ekonomik.
Duke folur në takimin në “The Europian Council on Foreign Relations”, investitori për mbetje në BE tha se “çdo gjë që ka mundur të shkojë gabim ka shkuar gabim”
Soros i tha Samitit në një fjalim për “si ta shpëtojmë Bashkimin Evropian” se kriza e refugjatëve, kriza financiare, rritja e populizmit anti-BE mund të dëmtojnë ekonomitë e BE’së.
Ai tha: “Tani ne po ballafaqohemi me fundin e marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe shkatërrimin e aleancës transatlantike. Kjo pritet të ketë një ndikim negativ në ekonominë evropiane e veçanërisht atë gjermane”.
Kriza në Itali i ka lënë vendet nëpër Evropë duke shikuar të tmerruar