MILLATOVIQ ME GUTERRES: SUKSESI I MALIT TË ZI NË RRUGËN DREJT BE-së DO TË ISHTE MESAZH I RËNDËSISHËM
Foto: predsjednik.me
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, u takua në Nju Jork me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, me të cilin diskutoi për rrugën evropiane të Malit të Zi dhe të ardhmen e OKB-së.
Guterres vlerësoi transformimin e Malit të Zi gjatë dy dekadave të pavarësisë, rolin e tij në bashkëpunimin rajonal dhe përparimin drejt anëtarësimit në BE.
Millatoviq tha se një sukses i Malit të Zi në procesin e integrimit do të ishte një mesazh i rëndësishëm si për vendin, ashtu edhe për Bashkimin Evropian.
Duke folur për sfidat globale, Millatoviq tha se bota është gjithnjë e më e fragmentuar dhe se, përballë luftërave dhe krizave të shumta, nevojitet multilateralizëm më efikas.
Ai theksoi se Mali i Zi mbështet reformimin e OKB-së, përfshirë reformën dhe zgjerimin e Këshillit të Sigurimit, ndërsa gjatë takimit u diskutua edhe për procesin e zgjedhjes së sekretarit të ri të përgjithshëm të organizatës pas përfundimit të mandatit të Guterres.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.