Millosh Jovanoviç: Anëtarësimi në BE, ‘vdekje’ për bujqësinë serbe
Presidenti i DSS-së së Re thotë se konkurrenca evropiane do ta përmbyste tregun serb dhe citon rastin e Kroacisë, që sipas tij ka humbur 40 për qind të ekonomive bujqësore që nga 2013-a.
Presidenti i Demokratëve të Ri të Serbisë (Nova DSS), Millosh Jovanoviç, ka paralajmëruar se anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian do të ishte “vdekje” për bujqësinë serbe. Ai e bëri këtë deklaratë në tubimin e koalicionit të mbajtur në Jagodinë, siç njoftoi sot Nova DSS.
Duke cituar shembullin e Kroacisë, Jovanoviç tha se që nga hyrja në BE në vitin 2013, ky vend ka humbur rreth 40 për qind të ekonomive bujqësore. “Konkurrenca do ta përmbyste tregun tonë”, tha ai, duke paralajmëruar se bujqësia serbe nuk do të ishte konkurruese as në tregun e brendshëm.
“Si shtet nuk do të ishim mjaftueshëm të fortë për ta mbrojtur atë në kufi, domethënë për të kontrolluar importin dhe eksportin e produkteve bujqësore”, tha Jovanoviç. Ai, i cili është bartës i listës zgjedhore, shpjegoi se liberalizimi i tregut në këtë fushë rrjedh nga marrëveshjet tregtare me Brukselin zyrtar.
Koalicioni “E djathta autentike”, që ai drejton së bashku me monarkistët, sipas DSS-së mbështetet ose ka në radhët e tij një numër figurash publike — akademikët Matija Beçkoviç dhe Kosta Çavoski, profesorët universitarë Aleksandar Popoviç dhe Branislav Ristivojeviç, historianët Dragomir Anxhelkoviç dhe Nemanja Deviç, e shumë të tjerë.
Burimi: Nova.rs



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.