Dëmtimi i Vllahoviçit trondit Serbinë: humbet katër ndeshjet e Ligës së Kombeve
Sulmuesi u dëmtua në ndeshjen ndaj Amedsporit; pesha e sulmit tani bie mbi Luka Joviçin
Lajm i keq për Serbinë në prag të ciklit të ri të Ligës së Kombeve: sulmuesi Dushan Vllahoviç do të mungojë në katër ndeshjet e ardhshme për shkak dëmtimi, raporton Mozzart Sport. Vendimi u mor pas kontrolleve mjekësore, të cilat treguan se sulmuesit të Beshiktashit i duhet pushim dhe rehabilitim.
Dëmtimi erdhi në ndeshjen e fundit të kampionatit turk kundër Amedsporit — një ndeshje ku Vllahoviçi shënoi, por mori disa goditje të forta. Stafi mjekësor i klubit vendosi se rreziku i agravimit ishte i madh, ndaj sulmuesi do të mungojë edhe në grumbullimin e kombëtares.
Mungesa vjen në momentin më të keq të mundshëm, pasi Vllahoviçi po kalonte një formë të shkëlqyer: 5 gola në 7 ndeshje me fanellën e Beshiktashit, përfshirë golin në derbin e madh kundër Fenerbahçes.
Serbia e nis ciklin më 24 shtator kundër Greqisë në Beograd, në stadiumin “Rajko Mitiç”, dhe më 27 shtator pret Holandën po në kryeqytetin serb. Më pas vijnë dy transferta të vështira: më 1 tetor kundër Gjermanisë në Mynih dhe më 4 tetor kundër Holandës në Ajndhoven.
Me Vllahoviçin jashtë, pesha e sulmit bie mbi Luka Joviçin e AEK-ut, i cili po kalon një formë të mirë. Alternativat e tjera në dispozicion të përzgjedhësit janë Dejan Joveljiç, Jovan Milosheviç dhe Mihajlo Cvetkoviç.
Burimi: Mozzart Sport / HotSport



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.