☁️
Tiranë 21°C · Vranët 21 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▲1.49%
DOW 52,049 ▲0.71%
NASDAQ 27,122 ▲2.26%
NAFTA 91.94 ▼4.31%
ARI 4,378 ▼1.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $86,961 ▲ +7.17% ETH $2,781 ▲ +5.43% XRP $1.5284 ▲ +8.34% SOL $118.5600 ▲ +7.32%
S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 91.94 ▼4.31 % ARI 4,378 ▼1.06 % S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 91.94 ▼4.31 % ARI 4,378 ▼1.06 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Kronika

Milo: Ja si e binda Hashim Thaçin bashkë me Hill të nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës së Hagës e cila dënoi 4 ish-krerët e UÇK-së. Milo gjatë fjalës së tij ka zbuluar edhe bisedat e tij me ish-ambasadorin amerikan, Christopher Hill dhe ish-presidentin Hashim Thaçi. Milo u shpreh se me Hill bisedonte shpesh.

Sipas tij, me Hill dhe ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright ai ndihmoi që delegacioni i Kosovës të nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë.

“Kam pasur shumë kontakte me ambasadorin Hill, shumë telefonata dhe shumë diskutime. Unë isha ministër i jashtëm i Shqipërisë në atë kohë dhe isha dhe përfaqësuesi i Shqipërisë në Rambuje. Ambasadori Hill që foli këtu ndofta më merrte njëherë dy ditë në telefon kudo që të isha që të dëgjonte se ç’mendonte qeveria shqiptare.

Më kam marrë dhe me urgjencë dhe me këmbënguljen e tij dhe të zonjës Albright unë shkova në Rambuje për të ndihmuar delegacionin amerikan për të mbushur mendjen delegacionit të shqiptarëve të Kosovës dhe në mënyrë të veçantë të zotit Thaçi për të nënshkruar marrëveshjen.Prandaj zoti Hill, nuk e di na pa apo s’na pa që ishim këtu. Të paktën duhet të kishte kujtuar si diplomat një bashkëpunim shumë të dobishëm që neve kemi patur në atë kohë dhe kaq shumë bisedime, kontakte dhe diskutime me të.

Dhe prandaj unë duke kujtuar ato biseda që kam zhvilluar me zotin Hill dhe diskutime edhe në momentet nga më delikatet do të prisja patjetër tani që ai është i tërhequr nga shërbimi aktiv diplomatik, që të ishte më i hapur”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.