🌦️
Tiranë 20°C · Rrebesh i lehtë 21 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▲1.49%
DOW 52,049 ▲0.71%
NASDAQ 27,122 ▲2.26%
NAFTA 91.97 ▼4.28%
ARI 4,381 ▼0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $86,790 ▲ +7.29% ETH $2,777 ▲ +5.75% XRP $1.5429 ▲ +10.05% SOL $119.7900 ▲ +9.04%
S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 91.97 ▼4.28 % ARI 4,381 ▼0.99 % S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 91.97 ▼4.28 % ARI 4,381 ▼0.99 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Kronika

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

Gjykata e Apelit në Tiranë po përballet me një stok të madh dosjesh, duke bërë që në vitin 2026 të shqyrtojë ende çështje të regjistruara që në vitin 2018.

Ish-gjyqtari Shkëlqim Mustafa e cilësoi situatën si “katastrofike”, duke theksuar se vonesat janë veçanërisht problematike për çështjet penale që nuk kanë persona në arrest.

Sipas Mustafës, ndërsa çështjet me të arrestuar trajtohen me ritme shumë më të shpejta, një person që ndiqet në gjendje të lirë mund të presë deri në disa vite për t’u gjykuar në shkallën e parë dhe më pas në Apel.

Ish-gjyqtari tha në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, se stoku i çështjeve në Gjykatën e Apelit mund të ketë arritur në rreth 60 mijë dosje.

Ka ngarkesa të tmerrshme. Unë jam kritiku numër 1, i pari, i shpejtësisë së gjykatës, i mënyrës si gjykon gjykata, SPAK-u dhe GJKKO, por t’i themi faktet siç janë, çështjet me të arrestuar ecin shpejt dhe jashtëzakonisht shpejt, kur një çështje tjetër penale, një person mund të jetë dënuar 5 vjet, është në ndjekje të lirë, do 8 vjet të gjykohet nga shkalla e parë. Gjykata e Apelit në Tiranë sot gjykon vitin 2018, jo vendimin e vitit 2018 të shkallës së parë, por regjistrimin në Apel në vitin 2018, që minimalisht është vendim i 2017. Mund të ketë persona të dënuar 5 vjet, 8 vjet, për grabitje në mungesë, 15 për vrasje, vjen radha sepse është e pamundur. Apeli duhet të ketë arritur në 60 mijë dosje, që është katastrofike”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.