🌦️
Tiranë 20°C · Rrebesh i lehtë 21 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▲1.49%
DOW 52,049 ▲0.71%
NASDAQ 27,122 ▲2.26%
NAFTA 91.97 ▼4.28%
ARI 4,381 ▼0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $86,635 ▲ +7.19% ETH $2,768 ▲ +5.7% XRP $1.5247 ▲ +8.97% SOL $119.0000 ▲ +8.37%
S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 91.97 ▼4.28 % ARI 4,381 ▼0.99 % S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 91.97 ▼4.28 % ARI 4,381 ▼0.99 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Kronika

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

Ish-ministri i jashtëm Paskal Milo i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka reaguar për deklaratat e ish-ambasadorit amerikan Christopher Hill lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Milo u shpreh se ka pasur kontakte të afërta me ish-ambasadorin gjatë viteve të luftës në Kosovë dhe punimeve për mbajtjen e konferencës në Rambujevë. Sipas tij, Hill duhet të ishte më i hapur në deklaratat e bëra duke marrë parasysh faktin që ai është i tërhequr nga shërbimi aktiv diplomatik tashmë.

“27 vite më parë si tani, unë kam pasur shumë kontakte me ambasadorin Hill, shumë telefonata dhe shumë diskutime. Gjithmonë për luftën e Kosovës sepse unë isha ministri i jashtëm i Shqipërisë në atë kohë dhe përfaqësuese i Shqipërisë në Rambujevë. Dhe ambasadori Hill që foli këtu ndoshta më merrte një herë në dy ditë në telefon kudo që të isha që të dëgjonte ç’mendonte qeveria shqiptare më ka marrë dhe me urgjencë dhe ne këmbënguljen e tij dhe zonjës Albright dhe shkova në Rambujevë për të ndihmuar delegacionin amerikan për të mbushur mendjen delegacionit të shqiptarëve të Kosovës në mënyrë të veçantë zotit Thaçi për të nënshkruar marrëveshjen.

Prandaj, zoti Hill na pa apo s’na pa që ishte këtu të paktën duhet të kishte kujtuar si diplomat një bashkëpunim shumë të dobishëm që neve kemi patur në atë kohë dhe aq shumë bisedime kontakte dhe diskutime me të dhe prandaj unë duke kujtuar ato biseda që kam zhvilluar me zotin Hill dhe diskutime në momente nga më delikatet do të prisja patjetër tani që ai është i tërhequr nga shërbimi aktiv diplomatik që të ishte më i hapur”, u shpreh ai.

Ish-ministri i jashtëm ritheksoi përkushtimin e Hill për përfshirjen e NATO-s dhe SHBA-së në konfliktet e atëhershme duke shtuar se ai duhet të vazhdonte t’i qëndronte besnik qëndrimeve të tij të shkuara.

“Ambasadori Hill ka qenë shumë i angazhuar dhe ka qenë një nga njerëzit në konferencën e Rambujesë dhe unë kam pasur një bisedim kokë më kokë me të shumë intensiv për të bindur Thaçin për nënshkrimin e marrëveshjes. Hill ka qenë shumë i përkushtuar që të bindej Hashim Thaçi dhe prandaj kërkoi ndihmën tonë që të mund të bëheshin gati NATO dhe SHBA për të bombarduar Serbinë.

Hill ka qenë nga ata që ka çuar edhe fjalën e grupit të kontaktit dhe në mënyrë të veçantë të presidentit të asaj kohe Clinton dhe sekretares së shtetit Albright kur ka vajtur ka takuar së bashku me Richard Holbrooke për herë të fundit Millosheviçin për t’i dalë borxhit që në rast se nuk pajtohej dhe nuk e pranon këtë projekt marrëveshje të Rambujesë nuk ke rrugë tjetër nuk ka ç’të pret tjetër përveç bombardimit, ishte paralajmëruar.

Prandaj unë jam me atë që njerëzit duhet të qëndrojnë dhe t’u jenë besnikë atyre pozicioneve që kanë mbajtur sepse ambasadori Hill foli shumë për historinë dhe historia e mban shënim sepse është ë kaluar dhe e kaluara interpretohet në bazën e fakteve të dokumenteve të atyre që janë shkruar”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.