☁️
Tiranë 8°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 88.79 ▼9.61%
ARI 4,410 ▼3.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,784 ▲ +3.68% ETH $2,158 ▲ +4.62% XRP $1.4359 ▲ +3.47% SOL $91.5900 ▲ +5.39%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.79 ▼9.61 % ARI 4,410 ▼3.61 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.79 ▼9.61 % ARI 4,410 ▼3.61 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Milva Ekonomi në Paris: Procesi i Berlinit po prodhon rezultatet e para

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Milva Ekonomi, është duke marrë pjesë në Forumin e Parisit në kuadër të Procesit të Berlinit. “Financimi i projekteve në Ballkanin Perëndimor përfshi zbatimin e reformave në ndihmë të klimës së biznesit” ishte tema e diskutuar nga ministrat e ekonomisë së 6 vendeve nga Ballkani Perëndimor. Ministrja Ekonomi pasi falenderoi qeverinë franceze për organizmin, e quajti Forumin e Parisit si shumë të rëndësishëm dhe një mundësi të shkëlqyer për të ndarë sukseset dhe sfidat njëkohësisht për të mësuar nga njëri-tjetri.

“Ky forum nuk është një zëvendësim i procesit të integrimit europian, por për vendet e Ballkanit Perëndimor në axhendën e tyre politike mbetet ‎shumë i rëndësishëm”, u shpreh ministrja Ekonomi. Qeveria Shqiptare, tha Ekonomi, ka ndërmarrë për herë të dytë “Programin Ekonomik të Reformave” ERP i cili është duke u zhvilluar.

Pasi i ka bërë një përmbledhje të gjitha reformave të ndërmarra nga qeveria, ministrja Ekonomi, i bëri një bilanc arritjeve të shënuara nga Shqipëria pas Forumit të Vjenës në Transport, Energjitikë dhe Tregti.

“Në kuadër të Bashkëpunimit Rajonal, përparim është shënuar në fushën e transportit hekurudhor e sidomos për hekurudhën Shqipëri-Mal i Zi si dhe dakordësia në pasjen e një linje hekurudhore me Greqinë.  BERZH ka dhënë 35 milion euro grant për financimin e hekurudhës për në Aeroportin Nënë Tereza dhe atë ekzistuese drejt portit të Durrësit”. Inagurimin e linjës të interkonjeksionit 400 KV Shqipëri-Kosovë, Ministrja Ekonomi, e quajti si shembullin më të mirë se Procesi i Berlinit është duke i dhënë frytet e veta për krijimin e një tregu të përbashkët energjitik në rajon.

Gjatë fjalës së saj Ministrja Ekonomi u shpreh se: “Energjia dhe Transporti janë njëra anë e rëndësishme e ndërlidhjes në rajon. Por të gjitha reformat e ndërmarra apo ato që do të zhvillohen në të ardhmen me qëllim lehtësimin e tregtisë nuk do të prodhojnë rezultatet e pritshme pa pasjen e politikave të kthjellta për industrinë dhe klimën e biznesit. Kjo do ta ndihmonte Ballkanit t’i bashkohej zinxhirit të vlerave të BE-së në sektorin e Ekonomisë”.

Shqipëria, tha ministrja Ekonomi, në 2015-ën rishikoi dhe aprovoi disa ligje të rëndësishme të cilat kanë të bëjnë me Zonat e Lira Ekonomike, Investimet Strategjike, Koncesionet, Partneritetin Privat dhe Turizmin. Ministrja Ekonomi vlerësoi strukturat e CEFTA-s të rëndësishme për rajonin në rritjen e eksporteve në rajon. “Eksportet shqiptare me vendet e Ballkanit përpara nënshkrimit të marrveshjes me CEFTA ‎ishin 7% ndërsa sot rreth 15 %”.

Në fund të f‎jalës së saj, ministrja Ekonomi, theksoi se Shqipëria mbetet e vendosur në këtë process, pasi beson se ky është shansi ynë për tu zhvilluar së bashku, performuar më mirë e si pasojë kjo do të sjellë më shumë të mira për qytetarët tanë. Në këndvështrimin e ministres Ekonomi sfidat e së ardhmes për Ballkanin Perëndimor lidhen me thellimin e bashkëpunimit sipas planit të aprovoruar nga CEFTA, Planin e Përbashkët të Veprimit hartuar nga Banka Botërore si dhe ato që njihen si “masat e buta” ‎pëfshi ato të sanksionuara në Traktin për Energjinë. “I ftoj ministrat e Ekonomisë dhe Tregtisë së rajonit të ndërmarrin së bashku një rol proaktiv dhe udhëheqës duke i kthyer  politikat ‎për lehtësimin e tregtisë dhe ndërlidhjes një histori suksesi për rajonin”, tha Ekonomi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.