☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 96.18 ▼14.85%
ARI 4,827 ▲3.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,503 ▲ +4.23% ETH $2,243 ▲ +6.46% XRP $1.3749 ▲ +4.59% SOL $84.7600 ▲ +6.23%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.18 ▼14.85 % ARI 4,827 ▲3.04 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.18 ▼14.85 % ARI 4,827 ▲3.04 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Politika

Mima: Aksioni policor nuk e zgjidh problemin e energjisë

IMG_01421-525x350Partia Demokratike është në favor të ligjshmërisë dhe që ligji të funksionojë në mënyrë të barabartë për këdo që vjedh energjinë.

Deputeti i Partisë Demokratike, Florian Mima gjatë një deklaratë për mediat të hënën, u shpreh në favor të ligjit por akuzon qeverinë për dëmin që i ka shkaktuar sistemit energjitik dhe  qytetarëve me rritjen e faturës financiare.

“2 milionë e 100 mijë shqiptarë, që janë pjesa më e madhe e popullsisë, në këtë kohëra krize, varfërie e papunësie, do të paguajnë më shumë çdo muaj pas vendimit që ka marrë Edi Rama. Aksioni Policor që ka nisur sot, me siguri do të krijojë terror tek qytetarët, por nuk do të zgjidhë problemin, pasi paligjshmëria nis dhe mbaron me qeverinë”, tha Mima.

Po ashtu, Mima u shprehur se “Abuzuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike janë menaxherët e qeverisë,  shpesh me të kaluar kriminale, dhe që marrin para në dorë për favoret që bëjnë me pasurinë publike. Dëmin më të madh sistemit ia shkaktoi Edi Rama, duke i falur CEZ-it 95 milionë euro, para që ai do ti nxjerrë nga xhepat e varfër të qytetarëve shqiptarë”.

“Qytetarëve të vendit sot nuk u intereson retorika e propaganda me  regji qendrore. Qytetarët duan të dinë, pse pjesa më e madhe e tyre, ata që janë sot në pamundësi ekonomike, do të paguajnë deri në 70% më shumë çdo muaj për energjinë elektrike. Duan të dinë pse kryeministri, pa transparencë dhe për interesat e tij personale, futi dorën në xhepat e tyre për të nxjerrë 95 milionë euro për CEZ, ndërkohë që duhej t’i kërkonte kësaj kompanie 3 miliardë dollarë dëmshpërblim”, pohoi Mima.

“Partia Demokratike dënon fushatën e shantazhit të Edi Ramës dhe kërkon transparencë dhe llogaridhënie për abuzimet që ai vetë ka bërë e po bën me enenergjinë elektrike” është shprehur Mima.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.