Politika

Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Italisë dhe Serbisë takim në 23 janar në Romë

Më 23 janar ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Italisë dhe Serbisë do të takohen në Romë për të marrë pjesë në takimin trepalësh, të organizuar nga ministri italian Paolo Gentiloni.

b4d7de5ff725512a637402454dd08203_XLBurime nga Ministria e Punëve të Jashtme konfirmuan për ATSH-në se në këtë takim Shqipëria do të përfaqësohet nga ministri Ditmir Bushati.

Ky takim zhvillohet në funksion të stabilitetit në rajonin e Ballkanit dhe është propozuar në korrik të 2014 nga ish-ministrja Federica Mogherini gjatë vizitës që zhvilloi në Tiranë.

Gjatë konferencës së përbashkët me homologun e saj në Tiranë, Mogherini deklaroi se ky takim do të kishte për qëllim nisjen e një dialogu trepalësh midis Italisë, Shqipërisë dhe Serbisë për të kontribuar më tej në rritjen e stabilitetit në rajon.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button