🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 94.78 ▼16.09%
ARI 4,813 ▲2.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,718 ▲ +3.89% ETH $2,252 ▲ +6.04% XRP $1.3820 ▲ +4.79% SOL $84.7100 ▲ +5.69%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 94.78 ▼16.09 % ARI 4,813 ▲2.73 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 94.78 ▼16.09 % ARI 4,813 ▲2.73 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Bota

Ministri i Brendshëm gjerman hedh idenë e kthimit refugjatëve për në Greqi

Ministri i Brendshëm gjerman propozon idenë e dëbimit të refugjatëve për në Greqi, sepse BE-ja ka bërë shumë për përmirësimin e gjendjes së refugjatëve aty.

Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere tha për gazetën “Welt am Sonntag” se dëshiron t’i kthehejë sërish për në Greqi refugjatët që vijnë nga ky vend.

“Ne kemi bërë shumë në Evropë, në mënyrë që situata e refugjatëve në Greqi të përmirësohet “, tha de Maiziere për këtë gazetë. “Kjo duhet të ketë si rrjedhojë që të jetë e mundur që refugjatët të ekstradohen për në Greqi sipas rregullave të marrëveshjes së Dublinit.”

Sipas marrëveshjes së Dublinit kërkesa për azil e një personi që hyn në një nga shtetet anëtare të BE-së duhet të shqyrtohet në vendin ku person shkel për herë të parë territorin e BE-së. Për shkak të mangësive në sistemin grek të shqyrtimit të kërkesave për azil dhe të numrit të madh të njerëzve që hyjnë në Greqi, Gjermania e ka pezulluar ekstradimin e refugjatëve në këtë vend që nga viti 2011.

De Maiziere tha se Bashkimi Evropian duhet të zhvillojë një mënyrë të përbashkët trajtimi për refugjatët dhe Gjermania nuk mund ta zbatojë një politikë të tillë e vetme. “Nëse ne e trajtojmë këtë problem të vetëm, atëherë ekziston rreziku që brenda një periudhe të shkurtër gjykatat administrative do t’i bllokojnë dëbimet,” tha ai.

Komentet e ministrit vijnë një vit pasi Gjermania hapi kufijtë e saj për rreth 1 milion refugjatë, shumë prej të cilëve kishin hyrë për herë të parë në territorin e BE-së përmes Greqisë. Jo të gjithë të ardhurit kanë të drejtë për azil në Gjermani. Përpunimi i kërkesave për azil dhe ekstradimi në rast mosmiratimi është një proces i gjatë dhe i ngadalshëm.

Në Greqi ka ende më shumë se 50.000 emigrantë. Shumë prej tyre kanë kërkuar azil në Greqi, pasi mundësitë për të vazhduan rrugën drejt Evropës veriore janë pakësuar për shkak të mbylljes së rrugës ballkanike dhe marrëveshjes së BE-së me Turqinë për t’i rikthyer në kampet turke refugjatët që vijnë përmes Detit Egje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.