🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,652 ▼0.73%
DOW 52,836 ▼1.17%
NASDAQ 26,089 ▼0.92%
NAFTA 86.60 ▲2.62%
ARI 4,584 ▲0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,678 ▲ +6.21% ETH $2,326 ▲ +10.75% XRP $1.2271 ▲ +14.98% SOL $87.2200 ▲ +5.91%
S&P 500 7,652 ▼0.73 % DOW 52,836 ▼1.17 % NASDAQ 26,089 ▼0.92 % NAFTA 86.60 ▲2.62 % ARI 4,584 ▲0.84 % S&P 500 7,652 ▼0.73 % DOW 52,836 ▼1.17 % NASDAQ 26,089 ▼0.92 % NAFTA 86.60 ▲2.62 % ARI 4,584 ▲0.84 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Politika

Ministri i Mbrojtjes me 7 paga shteti/ Nufi bën miliona nga bordet, 30 mijë euro vetëm nga “Durrës Marina” dhe “Kayo”

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka përfituar gjatë vitit 2025 të ardhura nga pesë borde, mes tyre “Durres Yacht & Marina”, KAYO, ALBPETROL, Kadastra dhe ARRSH. Përveç këtyre përfitimeve, ai ka deklaruar edhe blerjen e një automjeti me vlerë 15 mijë euro

Nuk kanë fund bëmat e ministrave të Edi Ramës. Ermal Nufi mori drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes në shkurt, duke zëvendësuar Pirro Vengun, i cili e ktheu ministrinë në vend qokash për familjarët.

Por nuk mbeti pas as Ermal Nufi, i cili ka bërë miliona duke shëtitur nga njëri bord në tjetrin. Sipas deklaratës pasurore të dorëzuar prej tij për vitin që lamë pas, rezulton se Nufi ka marrë 7 paga shteti, 5 prej të cilave si anëtar bordi. Dy të tjerat si ministër dhe te Albpetrol.

Zëri më i lartë i të ardhurave rezulton nga projekti strategjik “Durres Yacht & Marina”, ku ministri ka deklaruar 18 mijë euro të ardhura neto vetëm për vitin 2025.

Një tjetër përfitim i rëndësishëm rezulton nga kompania shtetërore e prodhimit ushtarak KAYO SH.A, ku Nufi ka deklaruar 1.289.276 lekë të ardhura neto nga pjesëmarrja në bordin drejtues.

Lista e pagesave vijon me 471.240 lekë të përfituara nga ALBPETROL, 106.250 lekë nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe 51 mijë lekë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Në total, vetëm nga pjesëmarrja në borde dhe këshilla drejtues, ministri i Mbrojtjes ka deklaruar përfitime që kalojnë 3.7 milionë lekë, pa përfshirë pagën e tij si drejtues në sektorin publik.

Po sipas deklaratës së pasurisë, deri më 10 korrik 2025, Nufi ka përfituar edhe 890.754 lekë neto pagë nga ALBCONTROL.

Ndërsa të ardhurat janë shtuar, deklarata tregon se ministri ka realizuar edhe investime personale. Më 9 maj 2025, ai ka blerë një automjet në pronësi të plotë me vlerë 15 mijë euro, transaksion i regjistruar me kontratë zyrtare.

Përfitimet e Nufit nga bordet:

1.      Durres Yacht & Marina: 18,000.00 EUR

2.      KAYO SH.A: 1,289,276.00 ALL

3.      ALBPETROL SHA: 471,240.00 ALL

4.      Agjencia Shtetërore e Kadastrës: 106,250.00 ALL

5.      Autoriteti Rrugor Shqiptar: 51,000.00 ALL

Prej muajsh, emri i Ermal Nufit është shoqëruar me akuza dhe denoncime publike për konflikte të mundshme interesi. Pamfleti ka raportuar më herët se vëllai i ministrit, Edmir Nufi, është aksioner në kompaninë “Maritime Logistics”, e cila operon në Terminalin e Kontejnerëve në Portin e Durrësit.

Sipas dokumenteve të publikuara më parë, kompania u pajis me të drejtën e ushtrimit të aktivitetit në port në periudhën kur Ermal Nufi po ngjitej në strukturat e larta të qeverisë. Pikërisht këtu janë ngritur dyshimet për konflikt interesi, pasi Ministria e Mbrojtjes ka nën varësi struktura që ushtrojnë kontroll dhe mbikëqyrje në zonën portuale.

Një tjetër element që ka shoqëruar debatet publike lidhet me raportimet për lidhje të afërta të familjarëve të ministrit me kompani që kanë përfituar kontrata dhe tenderë publikë gjatë viteve kur Nufi ka mbajtur poste me ndikim në administratë.

Nga marina turistike te industria ushtarake, nga sektori i naftës te infrastruktura rrugore dhe kadastra, emri i Ermal Nufit shfaqet në një listë institucionesh që i kanë siguruar të ardhura shtesë gjatë vitit 2025. Dhe pikërisht këto përfitime, të kombinuara me debatet e vjetra për konflikt interesi, pritet të rikthejnë sërish vëmendjen mbi mënyrën se si shpërndahen postet dhe pagesat në majat e administratës shtetërore. /Pamfleti

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.