⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,760 ▲ +0.75% ETH $2,357 ▲ +1.77% XRP $1.3050 ▲ +2.39% SOL $101.9400 ▲ +1.78%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Burnham kërkon debat për rikthimin e lëvizjes së lirë mes BM- së dhe BE-së

LONDËR, 25 tetor / ATSH- ANSA/ – Kryeministri britanik, Andy Burnham, është shprehur në favor të një “diskutimi të sinqertë” mbi mundësinë e rikthimit të lëvizjes së lirë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian, duke sugjeruar se marrëdhëniet e reja me Brukselin mund të përfshijnë edhe një afrim më të madh me tregun e përbashkët evropian.

Në një intervistë për “Sunday Times”, të cilën e ka përcjellë BBC, Burnham ka deklaruar se një marrëdhënie e re me BE-në mund të përfshijë anëtarësimin e plotë në Union ose hyrjen në tregun e përbashkët, dy alternativa që do të sillnin edhe rikthimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve.

Deklaratat e tij kanë shkaktuar reagime nga opozita konservatore dhe Reform UK. Liderja e konservatorëve, Kemi Badenoch, ka pretenduar se kryeministri “nuk e ka menduar mjaftueshëm” këtë çështje, ndërsa Robert Jenrick, nga Reform UK, e ka cilësuar idenë si “të çmendur”.

Migracioni ishte një nga temat kryesore të fushatës për Brexit-in në vitin 2016, kur mbështetësit e largimit nga BE-ja kundërshtonin rregullat që u mundësonin qytetarëve të Unionit të zhvendoseshin lirisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Burnham ka argumentuar se diskutimi duhet të mbështetet në fakte dhe prova konkrete, duke theksuar se dinamika e migracionit ka ndryshuar krahasuar me të kaluarën.

“Besoj se është e nevojshme një debat i bazuar në fakte dhe prova konkrete”, ka deklaruar ai për “Sunday Times”.

Sipas kryeministrit britanik, migracioni i dikurshëm karakterizohej nga lëvizje të vazhdueshme të të rinjve, të cilët hynin dhe dilnin nga vendi, ndërsa situata aktuale paraqet një realitet të ndryshëm.

“Një migracion i karakterizuar nga një lëvizje e vazhdueshme vajtje-ardhje është shumë i ndryshëm”, ka vënë në dukje Burnham, duke shtuar se balanca e flukseve migratore ka ndryshuar dhe se këto zhvillime duhet të diskutohen hapur.

Megjithatë, ai ka përjashtuar mundësinë e mbështetjes së propozimeve që do të kërkonin adoptimin e euros ose anëtarësimin e Britanisë në zonën Schengen.

Deklaratat e kryeministrit vijnë në prag të një samiti të Bashkimit Evropian, i parashikuar të zhvillohet më 20 nëntor në Bruksel, ku pritet të prezantohen disa alternativa për rifillimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes Londrës dhe bllokut evropian.

Debati mbi lëvizjen e lirë dhe të ardhmen e marrëdhënieve me BE-në pritet të mbetet një nga çështjet më të rëndësishme politike në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht në një kohë kur qeveria po shqyrton mundësitë për një bashkëpunim më të ngushtë me Brukselin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.