⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,760 ▲ +0.75% ETH $2,357 ▲ +1.77% XRP $1.3050 ▲ +2.39% SOL $101.9400 ▲ +1.78%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump: Irani përballë zgjedhjes mes marrëveshjes diplomatike dhe shkatërrimit ushtarak

UASHINGTON, 25 tetor / ATSH- ANSA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara ndodhen përballë një zgjedhjeje vendimtare lidhur me Iranin, duke theksuar se alternativat janë arritja e një marrëveshjeje diplomatike ose shkatërrimi i plotë ushtarak i vendit.

Në një intervistë për Fox News, Trump ka përsëritur se Uashingtoni duhet të vendosë nëse do të vijojë përpjekjet për një marrëveshje me Teheranin apo do të ndërmarrë veprime për t’i dhënë fund konfliktit përmes forcës ushtarake.

“Duhet të arrij një marrëveshje apo duhet t’i jap fund atyre? Kjo është e vetmja pyetje”, ka deklaruar presidenti amerikan.

Trump ka theksuar gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kanë kontroll të plotë mbi situatën në Ngushticën e Hormuzit, një korridor strategjik për transportin ndërkombëtar të naftës.

“Ne marrim gjithçka, ata nuk marrin asgjë”, është shprehur ai, duke nënvizuar pretendimin e tij për epërsinë amerikane në përballjen me Iranin.

Deklaratat e presidentit amerikan vijnë në një moment të tensionuar për marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa mundësia e një marrëveshjeje diplomatike mbetet përballë kërcënimeve për përshkallëzim të mëtejshëm ushtarak.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.