Ekonomia
Ministri Panariti në Francë, pritet nga homologu i tij, Le Foll
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, po zhvillon një vizitë zyrtare në Francë.
Zyra e shtypit e MZHRAU-së bëri të ditur se Panariti është takuar me homologun francez, Stephane Le Foll. Gjate këtij takimi, Panariti dhe Le Foll diskutuan për fuqizimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e bujqësisë.
Në këtë takim, u ra dakord për angazhimin e Francës, qe do të ndihmojë Shqipërinë në përmirësimin e cilësisë së miellit dhe të bukës.
Përmirësimi i racave dhe rritja e prodhimit në blegtori është një tjetër prioritet bashkëpunimi, i cili u vendos gjatë takimit të dy ministrave të Bujqësisë.