☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.64 ▲0.13%
ARI 4,075 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,095 ▼ -5.17% ETH $2,238 ▼ -7.46% XRP $1.1942 ▼ -9.37% SOL $90.0400 ▼ -6.72%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.64 ▲0.13 % ARI 4,075 ▼0.95 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.64 ▲0.13 % ARI 4,075 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Kronika

Ministria e Drejtësisë nis në Francë kërkesën për ekstradimin e Ermal Beqirajt

Ministria e Drejtësisë u ka përcjellë autoriteteve franceze dokumentacionin për ekstradimin e biznesmenit Ermal Beqiraj.

Lajmi konfirmohet nga burime pranë Prokurorisë së Posaçme. Sipas informacioneve, SPAK i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë t’ua dërgojë autoriteteve franceze kërkesën për ekstradimin e Beqirajt.

Bashkëngjitur kërkesës për ekstradim është edhe vendimi i Gjykatës së Posaçme për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj tij, si person që dyshohet se ka kryer shtatë vepra penale.

Ermal Beqiraj u arrestua disa ditë më parë në Francë, pasi u kap duke fluturuar me një avion privat mbi një central bërthamor.

Dy ditë më parë, SPAK kërkoi sekuestrimin e disa pasurive të biznesmenit, që dyshohen se kanë origjinë kriminale dhe ndodhen në Francë, konkretisht llogari bankare me një vlerë totale prej mbi 2 milionë eurosh, dy apartamente, një kështjellë në departamentin Oise me vlerë rreth 2.6 milionë euro, mjete motorike, si dhe pasuri të tjera, shkruan A2CNN.

Ermal Beqiraj kërkohet nga SPAK në kuadër të hetimeve për abuzimet me tenderat e AKSHI-t. Ndaj tij janë ngritur akuzat për veprat penale “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.