Ministria e Mbrojtjes hap thirrjen për 250 ushtarë dhe detarë aktivë, aplikimet deri më 15 janar 2027
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar vijimin e fushatës së rekrutimit për në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të së cilës po zhvillohen aktivitetet informuese “Ditët e Hapura” në qytete të ndryshme të vendit.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, dikasteri i Mbrojtjes bën me dije se thirrja është e hapur për të gjithë të rinjtë që synojnë të bëhen pjesë e strukturave ushtarake, duke specifikuar edhe numrin e kuotave dhe kalendarin e pranimeve.
“Thirrje e hapur për 250 ushtarë/detarë aktivë, të cilët duan të ndërtojnë një karrierë ushtarake dhe t’i shërbejnë vendit me krenari! Afati i aplikimit, deri më 15 janar 2027; ndërsa stërvitja bazë do të zhvillohet mes datave 22 shkurt – 30 prill 2027”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Afatet kryesore të procesit:
-Numri i kuotave: 250 ushtarë/detarë aktivë;
-Afati i fundit për aplikim: 15 janar 2027;
-Periudha e stërvitjes bazë: 22 shkurt – 30 prill 2027.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.