Shqiptari Edison Pula nën masa të rrepta sigurie në gjykatën e Reimsit, akuzohet për 50 grabitje luksoze
I dyshuar si kreu i grupit kriminal shqiptar "Nikla", Pula u paraqit në gjykatë për shqyrtimin e zgjatjes së paraburgimit; grupi akuzohet për grabitje banesash luksoze në Francë dhe Belgjikë me dëm mbi 1 milion euro.
Një operacion i posaçëm sigurie u zhvillua të martën, më 17 nëntor 2026, në gjykatën e Reimsit në Francë, siç njofton BalkanWeb, ku forcat e specializuara të administratës franceze të burgjeve, ERIS, shoqëruan të paraburgosurin Edison Pula.
Pula dyshohet se është kreu i grupit kriminal shqiptar të njohur si “Nikla”. Sipas raportimeve franceze, ai akuzohet për përfshirje në rreth 50 grabitje të banesave luksoze në Francë dhe Belgjikë. Grupi dyshohet se kishte në shënjestër biznesmenë, futbollistë, këngëtarë dhe personalitete të njohura, ndërsa dëmi i vlerësuar nga grabitjet i kalon 1 milion euro.
Pula kishte arratisur nga burgu i Trevisos në Itali në vitin 2022 dhe u arrestua në Luksemburg në janar të vitit 2025.
Më 17 nëntor 2026 ai u paraqit para gjykatës së Reimsit për shqyrtimin e zgjatjes së paraburgimit, ndërsa për shoqërimin e tij u angazhuan forcat speciale të sigurisë së burgjeve ERIS.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.