🌫️
Tiranë 10°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.75 ▲0.3%
ARI 3,932 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,904 ▲ +1.34% ETH $2,296 ▲ +1.96% XRP $1.2859 ▲ +2.91% SOL $93.8100 ▲ +2.31%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.75 ▲0.3 % ARI 3,932 ▼0.94 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.75 ▲0.3 % ARI 3,932 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

Ministria e Mbrojtjes përditësim për zjarret: 7 vatra mbeten aktive, 213 forca të angazhuara në terren

Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e situatës së zjarreve në vend gjatë kësaj të diele deri në orën 14:00. Sipas raporteve zyrtare, gjatë ditës janë raportuar 15 vatra zjarri, prej të cilave 7 vijojnë të jenë aktive, ndërsa 8 janë nën mbikëqyrje.

Në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar gjithsej 213 forca, nga të cilat 153 forca operacionale dhe 60 efektivë të Forcave të Armatosura. Në terren janë 10 mjete zjarrfikëse dhe një ekskavator i rëndë me zinxhir. Ndërhyrja nga ajri po realizohet me 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Një prej zonave ku vijon ndërhyrja është Mali i Dajtit, ku janë angazhuar 15 zjarrfikës dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura, me mbështetjen e një helikopteri. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Qafë të Helmes, në Bulqizë, 11 efektivë të MZSH-së po punojnë për kontrollin e dy vatrave aktive në sipërfaqe pyjore.

Në Tenë të Mirditës situata paraqitet e stabilizuar. Në terren vijojnë punën 27 forca të MZSH-së, Shërbimit Pyjor dhe bashkisë. Ndërkohë, në Shtuf vatra ka intensitet të ulët dhe po monitorohet nga strukturat vendore.

Në Prozhem të Pukës operacioni vijon me 3 mjete zjarrfikëse dhe 15 efektivë, 13 forca të Shërbimit Pyjor dhe banorë të zonës, si dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura.

Situata në Gojan–Gjegjan është përmirësuar ndjeshëm, ndërsa vatrat janë izoluar ose fikur dhe vijojnë të jenë nën mbikëqyrje.

Vëmendja kryesore e strukturave është përqendruar në Krastë të Krujës, ku zjarri vijon me intensitet dhe pranë zonave të banuara. Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Krujës, me mbështetje nga Kamza dhe Vora, ndërsa ndërhyrja po kryhet edhe nga ajri me një helikopter.

Ndërkohë, në Malin e Çikës, mbi Palasë, operacioni për shuarjen përfundimtare të zjarrit po mbështetet nga dy avionë Air Tractor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.