Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 30 March 2026
S&P 500
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 104.98 ▲5.36%
ARI 4,533 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
XRP $1.3231 ▼ -0.17%
S&P 500 DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.98 ▲5.36 % ARI 4,533 ▲0.18 % S&P 500 DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.98 ▲5.36 % ARI 4,533 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ministrja e financave: Presidenti gaboi/ “Nuk morëm kredi të re, u bë vetëm një ndryshim objekti”

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Ministrja e Financave Anila Denaj i ka kthyer përgjigje kreut të shtetit Ilir Meta lidhur me projektin Vlorë-Orikum.
Presidenti një ditë më parë akuzoi se qeveria kishte shkelur ligjin dhe kushtetutën duke negociuar një hua kredie pa marrë më parë lejen nga kreu i shtetit. Sipas ministres, presidenti Meta është informuar me dy shkresa mbi ndryshimet e kërkuara të marrëveshjes, duke theksuar që nuk bëhet fjalë për një hua të re, por vetëm për një ndryshim objekti. Në kushte të tilla shtoi Denaj, kur pati një dakordësi të arritur mes palëve, grupi negociator bëhet i panevojshëm.

“Nuk bëhet fjalë për marrjen përsipër të një detyrimi të ri financiar, jashtë parashikimeve buxhetore dhe termave të negociuar më parë. Dakordësia me palën Saudite për të ndryshuar objektin e financimit, por jo termat financiare, theksoj as shumë, as normën e interesit, as afat kohor, u arrit në muajin gusht.Analiza e vlerësimit të projektit të parë të Lotit 4 të rrugës së Lumit të Vlorës, e kryer nga autoriteti përgjegjës Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili nxori një vlerë më të lartë, se sa vlera e huas dhe vetë projektin e parë jo ekonomik. Në këto kushte, deri sa të përgatitej një projekt i ri më ekonomik,  u rakordua mes institucioneve përgjegjëse, kalimi i fondeve tek një projekt po aq i rëndësishëm për zonën.”

Sipas kryefinancieres Denaj, Fondi Shqiptar i Zhvillimit është drejt finalizimit të projektit të ri për lotin 4, i cili mund të financohet nga partnerë të tjerë ndërkombëtarë.

“Përfitoj nga ky rast për të siguruar popullin e Vlorës dhe Selenicës se projekti i ri ekonomik është gati dhe FSHZH është në fazën finale për ta rakorduar financimin e tij. Kujtoj të gjithë banoret e zonës se pas shumë vitesh gati 30 vjet po bëhet realitet një investim infrastukturor që do lidh gjithë zonat malore me bregdetin.”

Marrëveshja për financimin e projektit për rehabilitimin e rrugës së Lumit të Vlorës u nënshkrua në mars të 2016-ës me një vlerë prej 30 milionë dollarësh dhe parashikonte ndërtimin e rrugës që fillon nga by-pass-i i Vlorës – Ura e Peshkëpisë, Ura e Laskos – Qeparo, si dhe degëzimi Ura e Peshkëpisë – Selenicë – superstrada Levan – Tepelenë. Pjesa tjetër e financimit do të mbulohej nga buxheti i shtetit për TVSH-në, dhe nga Fondi i Kuvajtit për Zhvillimin Ekonomik Arab, në vlerën 42 milionë dollarë. Pjesa e dytë e kësaj rruge do të rehabilitohej me kredinë e Fondit Saudit për Zhvillim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.