Tiranë 30°C · Pjesërisht vranët 23 June 2026
S&P 500 7,400 ▼0.98%
DOW 51,830 ▲0.23%
NASDAQ 25,777 ▼1.49%
NAFTA 73.12 ▼1%
ARI 4,155 ▼1.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,638 ▼ -3.08% ETH $1,662 ▼ -4.44% XRP $1.0994 ▼ -3.39% SOL $69.0900 ▼ -4.9%
S&P 500 7,400 ▼0.98 % DOW 51,830 ▲0.23 % NASDAQ 25,777 ▼1.49 % NAFTA 73.12 ▼1 % ARI 4,155 ▼1.14 % S&P 500 7,400 ▼0.98 % DOW 51,830 ▲0.23 % NASDAQ 25,777 ▼1.49 % NAFTA 73.12 ▼1 % ARI 4,155 ▼1.14 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Ministrja Ekonomi: Ballkanit i duhet një platformë e vetme ekonomike

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi priti në ambientet e ministrisë, ministrin për Tërheqjen e Investimeve të Huaja të Maqedonisë, Arlind Zeqiri, i shoqëruar nga zëvendësministri  i Financave, Gëzim Beadini, së bashku me zëvendësministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Faton Pollozhani.
Ministrja Ekonomi në fillim të bashkëbisedimit evidentoi numrin e lartë të shkëmbimit të vizitave zyrtare midis përfaqësuesve të dy vendeve tona. Angazhimet e përbashkëta, tha ministrja Ekonomi, për zhvillimin e rajonit, duke renditur në plan të parë çështjet lidhur me konektivitetin në rajon, si rëndësinë e investimeve që vijnë nga diaspora marrin një rëndësi të veçantë.
Fillimisht ministrja Ekonomi u shpreh se Shqipëria dhe Maqedonia bashkëpunojnë në kuadër të zbatimit të marrëveshjes CEFTA dhe nga viti 2011 tregtia midis dy vendeve tona është liberalizuar dhe operohet pa tarifa doganore. Bizneset dhe investimeve maqedonase në Shqipëri, janë 325 ndërmarrje ose me kapital të përbashkët.
Duke u ndalur tek shkëmbimet tregtare ministrja Ekonomi theksoi se ato po ndjekin tendencë në rritje. Gjatë vitit 2015 ato arritën vlerën prej 108.62 milion euro ose me një rritje prej 11 % më shumë se në vitin 2014. Specifikisht eksportet u rritën në masën 22 % dhe importet u rritën 4.2%.
Ministrja Ekonomi, së bashku me ministrin Zeqiri dhe delegacionin që e shoqëronte, diskutuan për rritjen e bashkëpunimit ekonomik të investimeve, shkëmbimeve tregtare, turizmit, në industri dhe sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
Gjatë këtij takimi ministrja Ekonomi e njohu ministrin Zeqiri me përgatitjet e Samitit të Diasporës në 13 nëntor në Tiranë, në të cilin MZHETTS do të prezantojë tre panele.
Ministri Zeqiri e vlerësoi këtë iniciativë të qeverisë shqiptare dhe u shpreh i gatshëm për të kontribuar.
Për bashkëpunimin rajonal në tregti ministrja Ekonomi tha se “korridori i 8-të, është i rëndësishëm në funksion të realizimit me sukses të projekteve të përbashkëta mes dy vendeve. Ne si vende anëtarë të CEFTA-s duhet ta përdorim këtë instrument në konsolidimin e tregut rajonal përfshi zgjidhjen e çdo lloj barriere tregtare”.
Ministri Arlind Zeqiri shprehu mendimin se Porti i Durrësit, duhet të promovohet akoma edhe më shumë, si një tjetër urë lidhëse midis Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës.
Ministrja Ekonomi gjithashtu e vuri theksin në rëndësinë e hartimit dhe zbatimit të projekteve të përbashkëta në nivel rajonal, si projekti i “Alpeve”, i mbështetur nga GIZ,  me mjaft interes për vendet tona (Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë) si dhe roli i UNESCO për zhvillimin e turizmit në liqenin e Pogradecit.
Ishin 223.000 qytetarë nga Maqedonia të cilët zgjodhën për të pushuar në Shqipëri gjatë muajve të verës.
Të dy ministrat ndanë të njëjtën qasje se rajonit i nevojitet një platformë ekonomike, si një i tërë dhe transformimi i rajonit në një treg të përbashkët për investime.
Vlerësuan se pjesëmarrja më aktive e diasporës në investime të drejtëpërdrejta në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë duhet konsideruar me vëmendje maksimale.
Gjatë takimit u ra dakord për organizimin e aktiviteteve ekonomike midis dy vendeve, si dhe zhvillimin e projekteve të ndërsjellta për një prezantim të përbashkët në tregjet e vendeve të treta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.