Politika

Ministrja Gjosha: Për herë të parë menaxhojmë vetë fondet e BE-së

Ministrja e Integrimit Europian,  Klajda  Gjosha, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar të Fondeve IPA (NIPAC), zhvilloi sot një takim  përfaqësuesit e institucioneve përfituese  të projekteve të decentralizuar  

Menaxhimi-i-fondeve-te-BE-se-Ministrja-Gjosha-mbledh-institucionet-perfitueseKy takim vjen pas marrëveshjes financiare IPA 2013, për shtatë projektet e para, të cilat do të zbatohen në mënyrë të decentralizuar nga strukturat e akredituara për këtë qëllim.

“Me nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare për menaxhimin e decentralizuar të fondeve IPA 2013, autoriteteve dhe strukturave shqiptare të akredituara për të menaxhuar shtatë projektet e para në mënyrë të decentralizuar u lindin përgjegjësi dhe detyra, të cilat nevojiten të përmbushen në kohë. Në dijeni time, aktualisht të gjitha strukturat dhe autoritetet janë në kontakt të vazhdueshëm dhe duke bashkëpunuar ngushtësisht me qëllim mbarëvajtjen e procesit të zbatimit të projekteve”, u shpreh ministrja Gjosha.

Ministrja risolli në vëmendje detyrat dhe përgjegjësitë që lindin nga rregullorja e BE për IPA  dhe që duhet të ndiqen me rigorozitet. “Duke qenë se të gjitha strukturat dhe autoritetet përballen për herë të parë me këtë eksperiencë, nevojitet angazhimi i të gjithë aktorëve për ta realizuar me sukses menaxhimin e projekteve të decentralizuara. Ministria e Integrimit Evropian është e gatshme të ofroje gjithë asistencën e mundshme për të realizuar me efektivitet të gjithë proceset”, tha ministrja Gjosha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button