🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,975 ▲ +0.58% ETH $2,247 ▲ +0.77% XRP $1.1683 ▼ -1.13% SOL $90.0400 ▼ -0.11%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Ministrja Sala: IA, një aleat i ri në diagnostikë!

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, gjatë një leksioni të hapur me studentë dhe profesionistë të mjekësisë, ndau një qasje bashkëkohore mbi rolin e Inteligjencës Artificiale në transformimin e diagnostikës, duke theksuar rëndësinë e përvetësimit të këtyre inovacioneve nga brezi i ri i profesionistëve të shëndetësisë.

Gjatë bashkëbisedimit, ministrja Sala solli një panoramë të evoluimit të diagnostikës ndër vite, duke ndarë me mjekët e rinj edhe eksperiencën e saj profesionale dhe akademike, të zhvilluar në strukturat më prestigjioze mjekësore si Kembrixh, Nju Jork, Itali, etj. në diasgnotikimin e sëmundjeve onkologjike.

Ajo inkurajoi studentët të përqafojnë inovacionin dhe të bëhen pjesë aktive e zhvillimeve të reja në mjekësi, duke theksuar se profesionistët e rinj do të kenë një rol kyç në ndërtimin e një sistemi shëndetësor më modern, më efikas dhe të orientuar drejt teknologjisë.

“IA nuk do zëvendësojë radiologët, por do zëvendësojë ata që nuk e përdorin atë”, u shpreh ministrja Sala.

Në fokus të leksionit ishin risitë më të fundit në diagnostikë dhe mënyra se si Inteligjenca Artificiale po ndikon në rritjen e saktësisë së diagnozave, analizimin më të shpejtë të të dhënave mjekësore dhe mbështetjen e vendimmarrjes klinike. 

Gjithashtu, ministrja Sala theksoi rëndësinë e implementimit të këtyre teknologjive në sistemin shëndetësor shqiptar, si pjesë e procesit të modernizimit dhe digjitalizimit të shërbimeve shëndetësore.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.