Miqësore/ Pogradeci mposht Skënderbeun, Keko shënon dy gola në fitoren e Partizanit
Ndonëse kampionatet janë pushim për shkak të pauzës së kombëtareve, skuadra e Abissnet Superiores vazhdojnë punën për të qenë në formën optimale kur të rikthehen në aktivitet.
Partizani ka zhvilluar një ndeshje miqësore me Drenicën në stadiumin “Tofik Jashari” në Shijak. “Të kuqtë” kanë fituar 2-1 këtë miqësore, me Kekon protagonist, pasi sulmuesi ka shënuar një dygolësh përballë miqve nga Skënderaj.
Një ndeshje miqësore është zhvilluar edhe në “Gjorgji Kyçyku”, aty ku vendasit e Pogradecit kanë fituar 2-1 derbin e juglindjes ndaj Skënderbeut.
Frimpong kaloi në avantazh liqenorët në pjesën e dytë, por korçarët barazuan shifrat me Grazhdanin. Në minutat shtesë të takimit Firmpong shënoi golin e fitores për Pogradecin dhe të dytin personal në këtë miqësore.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.