Sfida me Finlandën në Ligën e Kombeve, FSHF udhëzon tifozët shqiptarë në Helsinki, nga grumbullimi te hyrja në stadium
Kombëtarja shqiptare do të luajë këtë të shtunë ndeshjen e tretë të grupit në UEFA Nations League ndaj Finlandës, në “Helsinki Olympic Stadium”, në orën 15:00.
Federata Shqiptare e Futbollit informon të gjithë tifozët shqiptarë që kanë udhëtuar drejt Finlandës dhe që do të mbështesin Kombëtaren në stadium, se pika e grumbullimit për tifozët do të jetë në “Old Irish Pub” në Helsinki.
Ndërkohë, po të shtunën, në 3 tetor, në orën 12:00, tifozët e Kombëtares do të nisen së bashku nga “Old Irish Pub” drejt “Helsinki Olympic Stadium”, ku në Shqipëria do të përballet me Finlandën.
Federata e Futbollit fton të gjithë tifozët shqiptarë që ndodhen në Helsinki të bashkohen me grupin në pikën e grumbullimit dhe të mbështesin ekipin kuqezi gjatë gjithë ndeshjes, në mënyrë korrekte dhe duke respektuar rregullat e stadiumit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.