Politika

Miratohen ‘dosjet’, ligji i plotë, ja kush i hap arkivat

Nga: Ola Mitre
dosjetProjektligji “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, parashikon ngritjen e Autoritetit për Informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, i cili do të jetë organi përgjegjës për mbledhjen, administrimin, përpunimin, përdorimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe informimin në lidhje me to. Sipas projektligjit, për t’u informuar për këto dokumente, personat e interesuar duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim pranë Autoritetit. Ndërkohë që për çdo detaj në lidhje me këtë proces, “Gazeta Shqiptare” zbardh një nga kapitujt më të rëndësishëm të tij e konkretisht “E drejta për informim dhe vënia në dispozicion e dokumenteve”, ku përfshihet dhe kërkesa për informim nga kandidatë për t’u zgjedhur.
PROJEKTLIGJI KËRKESA PËR INFORMIM
1. Për t’u informuar për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, personat e interesuar paraqesin kërkesë pranë Autoritetit.
2. Kërkesa për të marrë informacion për dokumentin, për shqyrtimin apo marrjen e tij në dorëzim, bëhet me shkrim.
3. Kërkuesi, së bashku me kërkesën, paraqet edhe kopje të kartës së identitetit dhe, në rastin e një përfaqësuesi me prokurë të posaçme, edhe prokurën përkatëse.
4. Kur kërkuesi çmon se kërkesa e tij duhet të trajtohet me përparësi, ai argumenton nevojën dhe urgjencën në kërkesë. Autoriteti pranon se ndodhet përpara nevojës urgjente kur informacioni i kërkuar nevojitet për qëllime rehabilitimi, dëmshpërblimi, shmangie të cenimit të jetës private apo të dëmit moral ose shkarkimin nga akuza e bashkëpunimit me ish-Sigurimin e Shtetit.
5. Autoriteti i jep informacionet me shkrim, përveçse kur është e nevojshme një formë tjetër e dhënies së informacionit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button