⛈️
Tiranë 17°C · Stuhi 16 Nëntor 2026
S&P 500 7,463 ▼1.3%
DOW 51,916 ▼0.82%
NASDAQ 24,686 ▼1.79%
NAFTA 86.27 ▼2.59%
ARI 3,871 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $64,861 ▲ +0.16% ETH $1,825 ▲ +0.55% XRP $0.9609 ▲ +0.99% SOL $71.5100 ▲ +0.38%
S&P 500 7,463 ▼1.3 % DOW 51,916 ▼0.82 % NASDAQ 24,686 ▼1.79 % NAFTA 86.27 ▼2.59 % ARI 3,871 ▼0.39 % S&P 500 7,463 ▼1.3 % DOW 51,916 ▼0.82 % NASDAQ 24,686 ▼1.79 % NAFTA 86.27 ▼2.59 % ARI 3,871 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
16 Nën 2026
Breaking
Kronika

Miratohet buxheti i Vlorës për vitin 2027, fondi rritet me mbi 67%, ja si ndahen paratë!

Me 30 vota pro dhe 8 kundër, Këshilli Bashkiak i Vlorës ka miratuar projektbuxhetin e Bashkisë për vitin 2027, në vlerën 75 miliardë e 824 milionë lekë.

Në krahasim me një vit më parë, buxheti shënon një rritje prej 67.1%.

Mbledhja e zhvilluar këtë të hënë nisi në orën 10:00 dhe përfundoi rreth orës 16:00, pas disa orësh diskutimesh dhe debatesh mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës.

Në fjalën e saj, kryetarja e Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini, theksoi se një vëmendje e veçantë në buxhet i kushtohet arsimit dhe përmirësimit të infrastrukturës arsimore, përmes rikonstruksionit të shkollave, kopshteve dhe çerdheve. Ndër prioritetet e tjera përfshihen transporti publik dhe ndërhyrjet në blloqet e banimit.

Sipas ndarjes buxhetore, 40.99% e fondit parashikohet për investime dhe shërbime të përgjithshme administrative, 17.13% për arsimin dhe 12.58% për pastrimin e qytetit, raporton A2.

Gjatë mbledhjes nuk kanë munguar debatet dhe kundërshtitë nga opozita, e cila ka votuar kundër projektbuxhetit. Megjithatë, në përfundim të diskutimeve, buxheti i Bashkisë Vlorë për vitin 2027 është miratuar me 30 vota pro dhe 8 kundër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.