⛈️
Tiranë 17°C · Stuhi 16 Nëntor 2026
S&P 500 7,474 ▼1.16%
DOW 51,974 ▼0.71%
NASDAQ 24,734 ▼1.6%
NAFTA 86.54 ▼2.28%
ARI 3,860 ▼0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $64,594 ▼ -0.08% ETH $1,822 ▲ +0.4% XRP $0.9548 ▲ +0.25% SOL $70.9200 ▼ -0.67%
S&P 500 7,474 ▼1.16 % DOW 51,974 ▼0.71 % NASDAQ 24,734 ▼1.6 % NAFTA 86.54 ▼2.28 % ARI 3,860 ▼0.68 % S&P 500 7,474 ▼1.16 % DOW 51,974 ▼0.71 % NASDAQ 24,734 ▼1.6 % NAFTA 86.54 ▼2.28 % ARI 3,860 ▼0.68 %
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
16 Nën 2026
Breaking
Kronika

Pse nuk po mbyllen hetimet e “21 Janarit” edhe 15 vite pas ngjarjes? Ja si përgjigjet kreu i SPAK, Klodian Braho: Ende nuk

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Klodian Braho, ka shpjeguar aryset e zgjatjes së hetimeve për ngjarjen e 21 Janarit, të cilat lidhen me pritjen e përgjigjeve për kërkesat për ndihmë juridike të dërguara në kuadër të kësaj çështjeje.

Gjatë një komunikimi me gazetarët këtë të hënë, Braho u pyet se përse hetimet për ngjarjen e 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues, po zgjasin kaq shumë.

“SPAK dërgon kërkesat për ndihmë juridike dhe presim”, u përgjigj sot kreu i Prokurorisë së Posaçme.

Në kuadër të hetimeve për këtë çështje, SPAK ka dërguar një letërporosi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ekspertimin e regjistrimeve audio të komunikimeve të Gardës së Republikës gjatë demonstratës së 21 janarit 2011.

Edhe më 30 korrik 2026, gjatë një takimi me gazetarët, Braho kishte konfirmuar se Prokuroria e Posaçme ishte ende në pritje të ekspertizës nga autoritetet amerikane.

“Ne kemi dërguar letër-porosinë, por ende nuk kemi marrë ekspertizën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Braho në atë kohë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.