☁️
Tiranë 19°C · Vranët 19 May 2026
S&P 500 7,351 ▼0.7%
DOW 49,449 ▼0.48%
NASDAQ 25,801 ▼1.11%
NAFTA 103.97 ▼0.39%
ARI 4,506 ▼1.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007 EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007
₿ CRYPTO
BTC $76,506 ▼ -0.03% ETH $2,110 ▲ +0.08% XRP $1.3649 ▼ -1.06% SOL $84.3100 ▼ -0.15%
S&P 500 7,351 ▼0.7 % DOW 49,449 ▼0.48 % NASDAQ 25,801 ▼1.11 % NAFTA 103.97 ▼0.39 % ARI 4,506 ▼1.14 % S&P 500 7,351 ▼0.7 % DOW 49,449 ▼0.48 % NASDAQ 25,801 ▼1.11 % NAFTA 103.97 ▼0.39 % ARI 4,506 ▼1.14 %
EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007 EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007
19 May 2026
Breaking
Kosova

Miratohet dizajni i fletëvotimit për zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026.

Vendimi u mor në mbledhjen e 51-të të KQZ-së, të kryesuar nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi.

Sipas KQZ-së, fletëvotimi do të përmbajë 21 subjekte politike të renditura sipas tërheqjes së numrave rendorë dhe do të përdoret si për votimin në përfaqësitë diplomatike më 6 qershor, ashtu edhe në vendvotimet në Kosovë më 7 qershor.

Në përputhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, përveç gjuhës shqipe dhe serbe, në disa komuna fletëvotimet do të përmbajnë edhe gjuhë të komuniteteve tjera.

Kështu, në Komunën e Prizrenit do të përdoren edhe gjuhët turke dhe boshnjake, në Mamushë gjuha turke, në Obiliq gjuha rome, ndërsa në Dragash gjuha boshnjake.

Gjatë mbledhjes, KQZ bëri të ditur edhe statistikat lidhur me ndryshimin e qendrave të votimit dhe regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës.

Sipas raportit, janë pranuar 11 mijë e 840 kërkesa për ndërrim të qendrës së votimit brenda komunës, prej të cilave janë aprovuar 11 mijë e 276, ndërsa 564 janë refuzuar.

Ndërkaq, për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës janë pranuar 142 mijë e 803 kërkesa. Pas shqyrtimit, janë aprovuar 131 mijë e 800 kërkesa, 10 mijë e 907 janë refuzuar dhe 96 janë anuluar.

Po ashtu, KQZ miratoi adresat e kutive postare për votimin me postë nga jashtë Kosovës, proces i cili do të zhvillohet nga 25 maji deri më 6 qershor në 22 shtete të ndryshme. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.