Politika

Miratohet sërish ligji i pronave

Përpara se të rrëzonin dekretin e Presidentit, që e cilëson si antikushtetues ligjin e ri të pronave, socialistët nuk i kursyen akuzat kundër kreut të shtetit.

Relatorja e ligjit të kthyer, Vasilika Hysi tha se presidenti zgjati qëllimisht nxjerrjen e dekretit deri në afatin e fundit, në mënyrë që Shqipëria të mos ketë asgjë konkrete në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, që do të zhvillohet më 30 janar.

“Me këtë shtytje në miratim, mua më është krijuar pështypja që ka qenë një zvarritje për të vënë shqipërinë më 30 janar, krijon idenë që nuk jemi seriozë dhe që nuk duam të zgjidhim problemin e pronave”, deklaroi relatorja Hysi.

Përfaqësuesja e Presidencës kishte shpjeguar më herët, mes shumë detajeve të tjera, se në Komitetin e Ministrave, Shqiperia duhet të shkonte jo vetëm me ligjin në fuqi, por edhe me aktet nënligjore dhe hartën e vlerës së tokës, e cila ende nuk është gati.

Harta e tokës është shumë e rëndësishme, sepse lidhet me kompensimin financiar dhe kjo ishte një pikë që e prekën të gjithë.

Ligji i ri i pronës, nese miratohet pa ndryshim nga Parlamenti, do të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese nga pronarët, Partia Republikane dhe Partia Demokratike, edhe pse qeveria këmbënguli se ligji zgjidh problemin e pronave.

“Pronari që nga ky moment do ta dijë se cila është metodologjia e saktë që nuk do të krijojë atë pasiguri që është krijuar në këto 25 vjet”, thotë qeveria.

Për pronarët ligji në fjalë fut ujë, ndërsa për Partinë Demokratike, projektligji ua rimerr pronën atyre.

Në Komisionin e Ligjeve pritet të diskutohet edhe një amendament i ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila zgjat afatin e ligjit aktual të pronave, por për shkak të votës që rrezoi dekretin e Presidentit, diskutimi i këtij amendamenti pritet të jetë vetëm një formalitet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button