☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 94.32 ▲0.19%
ARI 4,178 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $83,442 ▼ -0.31% ETH $2,505 ▼ -1.1% XRP $1.3669 ▼ -0.73% SOL $107.2600 ▼ -1.23%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.32 ▲0.19 % ARI 4,178 ▲0.01 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.32 ▲0.19 % ARI 4,178 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Politika

Miratohet Udhërrëfyesi Kombëtar për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2030, Rama: Shqipëria po planifikon dekadën e ardhshme

Në rubrikën e tij “Shënime të Javës”, Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të diel zhvillimet më të rëndësishme për të ardhmen e vendit, duke u ndalur tek miratimi i Udhërrëfyesit Kombëtar për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2030, një dokument strategjik që përcakton objektiva konkrete dhe të matshme për zhvillimin e Shqipërisë deri në fund të kësaj dekade.

Rama theksoi se ky udhërrëfyes është një plan i qartë që orienton institucionet drejt prioriteteve të lidhura me ekonominë, arsimin, shëndetësinë, mjedisin, mirëqeverisjen dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.

“Menjëherë pas ditës së shënuar në Bruksel, ku hymë në fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, ne miratuam këtë dokument që përcakton objektiva konkrete për Shqipërinë që duam të ndërtojmë deri në fund të kësaj dekade,” u shpreh Kryeministri.

Ai shtoi se përmbushja e 33 kapitujve të negociatave sipas kalendarit të dakordësuar është një objektiv madhor, por paralelisht me këtë, Udhërrëfyesi 2030 garanton që vendi të ecë drejt një zhvillimi të qëndrueshëm, duke investuar në kapitalin njerëzor, duke forcuar institucionet dhe duke përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve.

Kryeministri njoftoi gjithashtu miratimin e një partneriteti strategjik me agjencitë e Kombeve të Bashkuara për periudhën 2027–2031, i cili do të mbështesë Shqipërinë në fusha kyçe si transformimi ekonomik, rritja e gjelbër, drejtësia dhe mirëqeverisja.

“Integrimi europian nuk është thjesht një proces formal mes nesh dhe Komisionit Europian, por lidhet drejtpërdrejt me aftësinë tonë për të ndërtuar institucione më të forta, për të investuar te njerëzit dhe për të planifikuar zhvillimin afatgjatë,” – tha Rama.

Në fund Rama shtoi se Shqipëria duhet të përgatitet për të qenë vend i standardeve dhe përgjegjësive të shtetit në raport me qytetarin, e të dyve bashkë në raport me të nesërmen e atdheut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.