Bota

‘Misteri’ i dy të moshuarve/ Ndalen kërkimet për ‘pacientin zero’

Ata nuk kanë udhëtuar kurrë drejt Kinës. Nuk kanë pasur kurrë kontakt me ndonjë person të kthyer nga Kina. Rrallë dalin nga shtëpia. Jetojnë vetëm. Nuk kanë frekuentuar ndonjë vend të rrezikshëm. Të gjithë familjarët i kanë negativë për virusin.

Atëherë si është e mundur që dy të moshuar nga Venecia në Itali janë infektuar me koronavirus? Ata janë 86 dhe 88 vjeç dhe tashmë e kanë marrë veten nga koronavirusi.

Doktoresha Françeska Ruso thotë për gazetën Repubblica se kjo e ka një shpjegim logjik.

“Historia e këtyre dy të moshuarve tregon se virusi ka qarkulluar në Europë prej shumë kohësh, të paktën një muaj përpara se të bëhej diagnostikimi i parë në Vo’ më 21 shkurt. E gjitha kjo e bën të kotë kërkimin për ‘pacientin zero’,” thotë Ruso.

Me fjalë të tjera, ka qenë e pamundur të bllokosh përhapjen e koronavirusit.

“Ekzakt. Për shkak se virusi mund të ketë qenë i pranishëm edhe në pacientë që nuk kanë shfaqur simptoma, pra që nuk kanë pasur as kollë, as temperaturë dhe asgjë të dyshimtë, nuk ka pasur mënyrë reale për të mbrojtur vendin nga epidemia. Ne nuk e dimë se kush ka qenë pacienti zero në Itali. Mund të ketë qenë një i huaj, një gjerman, një francez, një turist kinez, ose një italian i kthyer nga jashtë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button