☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 10 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 71.54 ▼0.75%
ARI 4,122 ▼0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $63,835 ▲ +0.74% ETH $1,790 ▲ +2.27% XRP $1.1036 ▲ +0.52% SOL $77.7700 ▼ -0.59%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.54 ▼0.75 % ARI 4,122 ▼0.47 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.54 ▼0.75 % ARI 4,122 ▼0.47 %
EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199
10 Jul 2026
Breaking
Bota

Misteri i vdekjes së aktores turke merr fund, autopsia zbulon të vërtetën

Pas javësh spekulimesh dhe dyshimesh rreth vdekjes së aktores turke Ece Irtem, autoritetet kanë zbardhur shkakun zyrtar të ndarjes së saj nga jeta. Aktorja 35-vjeçare, e njohur për rolin e Isil në serialin e suksesshëm “Kizilcik Serbeti”, ndërroi jetë disa javë më parë. Fillimisht u raportua se kishte pësuar një sulm në zemër, ndërsa më vonë mediat turke ngritën dyshime se vdekja mund të kishte lidhje me një kafshim majmuni gjatë një udhëtimi në Tajlandë.

Megjithatë, pas një autopsie të re dhe hetimeve të kryera nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Turqi, është konfirmuar se Ece Irtem ka humbur jetën si pasojë e helmimit nga alkooli etilik.

Raporti mjeko-ligjor zbuloi se në gjakun e aktores ishte konstatuar një nivel shumë i lartë alkooli, rreth 395 mg/dl. Ekspertët arritën në përfundimin se shkaku i vdekjes ishte helmimi nga etanoli, duke përjashtuar dyshimet e ngritura më parë.

Familja e aktores kishte kërkuar që të hetohej edhe mundësia e një komplikacioni të shkaktuar nga një kafshim majmuni, pasi në krahun e saj ishin vënë re disa shenja pas kthimit nga pushimet në Tajlandë. Për këtë arsye, avokati i familjes kishte kërkuar që autopsia të përfshinte edhe analiza për infeksione të mundshme.

Nëna e Ece Irtem kishte rrëfyer se një natë para tragjedisë, ajo dhe vajza e saj kishin marrë pjesë në një festë ditëlindjeje. Sipas saj, aktorja kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli, ndërsa përdorte edhe medikamente të forta kundër depresionit.

Ajo tregoi se mëngjesin pas festës e kishte gjetur të bijën pa shenja jete. Me publikimin e raportit përfundimtar të autopsisë, misteri që shoqëroi vdekjen e aktores turke duket se ka marrë fund, ndërsa versioni për kafshimin e majmunit është përjashtuar nga autoritetet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.