Bota
Mogherini takon Tillerson
Shefja për Politikën e Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka zhvilluar takimin e parë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, takimi i parë i një zyrtareje të BE-së pas zgjedhjes së presidentit Donald Trump.
Mogherini ka thënë se me Tillerson kanë pasur shkëmbim të hapur të shumë çështjeve, përfshirë marrëdhëniet trans-atlantike, sfidën e përbashkët kundër terrorizmit, marrëdhëniet me Rusinë, marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe shumë kriza, nga Ukraina në Siri.