☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.86 ▲0.08%
ARI 4,033 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,439 ▼ -2.13% ETH $2,286 ▼ -3% XRP $1.2612 ▼ -4.95% SOL $97.6200 ▼ -4.53%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.86 ▲0.08 % ARI 4,033 ▼0.45 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.86 ▲0.08 % ARI 4,033 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Bota

MOLDAVI – Sandu emëron Eugeniu Osmochescu kryeministër të përkohshëm

KISHINEV, 7 korrik /ATSh/- Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, emëroi sot zëvendëskryeministrin Eugeniu Osmochescu si kryeministër të përkohshëm, duke zëvendësuar Alexandru Munteanu, i cili dha dorëheqjen papritur të premten, raportoi “Reuters”.

Munteanu deklaroi më herët, se nuk mund ta ushtronte më detyrën në përputhje me bindjet e tij.

Osmochescu, i cili aktualisht mban edhe postin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik dhe Digjitalizimit, do të marrë detyrën nesër, sipas dekretit të presidentes Sandu.

Përpara se t’i bashkohej qeverisë, ai ka punuar në Korporatën Ndërkombëtare Financiare, degën e sektorit privat të Bankës Botërore.

“Do të doja ta falënderoja për pranimin e kësaj përgjegjësie dhe t’i uroj suksese në këtë mision”, shkroi Munteanu në një postim në Facebook.

Sandu deklaroi të premten se gjatë kësaj jave do të zhvillonte konsultime me grupet parlamentare, për të emëruar pasuesin e Munteanu.

Partia pro-evropiane në pushtet, Partia e Veprimit dhe Solidaritetit (PAS), gëzon shumicën në parlamentin me 101 vende.

Munteanu ishte emëruar në detyrë pas zgjedhjeve parlamentare të shtatorit, ku PAS mposhti bindshëm rivalin e saj me prirje pro-ruse dhe siguroi një mandat të ri qeverisës.

Osmochescu do të drejtojë nesër mbledhjen e qeverisë, e cila do të vazhdojë të ushtrojë detyrën, në kapacitet të përkohshëm derisa parlamenti të miratojë një qeveri të re. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.