☁️
Tiranë 13°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.75 ▲0.74%
ARI 4,033 ▲0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $78,926 ▼ -2.82% ETH $2,267 ▼ -3.85% XRP $1.2517 ▼ -5.74% SOL $97.3300 ▼ -4.93%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.75 ▲0.74 % ARI 4,033 ▲0.05 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.75 ▲0.74 % ARI 4,033 ▲0.05 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
30 Tet 2026
Breaking
Bota

KOMENT – Serbia mes ndryshimit të pushtetit apo ndryshimit të sistemit?

– Fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit ka hapur rrugën për ndryshimin e pushtetit në Serbi. Por, sipas ekspertëve, ndryshimi i mënyrës si funksionon shteti do të kërkojë ballafaqim me rrjetet politike të rrënjosura në institucione dhe organizimin e një lëvizjeje të larmishme në një shumicë funksionale.

Lista bashkoi kundërshtarë të pushtetit rreth luftës kundër korrupsionit dhe kërkesës për institucione të pavarura. Megjithatë, premtimet për reforma të brendshme shoqërohen me qëndrime që sinjalizojnë vazhdimësi në disa drejtime kryesore të politikës së jashtme.

Sa i vështirë do të jetë ndryshimi?

Lëvizja përfshin përfaqësues me pikëpamje të ndryshme politike, shumica pa përvojë në poste shtetërore. E organizuar përmes plenumeve studentore, ajo ka shmangur krijimin e një hierarkie drejtuese dhe nuk ka një udhëheqës të vetëm.

Ivan Vujaçiq, ish-ambasador i Serbisë në Uashington, i tha REL-it se ndryshimet janë të mundshme dhe se rezultati i zgjedhjeve tregon dëshirën e qytetarëve për to.

“Ata kërkojnë, para së gjithash, sundimin e ligjit, drejtësi të mirëfilltë dhe luftë kundër korrupsionit. Këto tri gjëra janë të ndërlidhura”, tha ai. “Mendoj se ky është një hap i madh për Serbinë. Megjithatë, rruga do të jetë e gjatë. Do të kërkojë shumë durim, si dhe udhëheqje të kujdesshme dhe të përqendruar të reformave në sektorë të caktuar”.

Sipas tij, ndryshimi duhet të nisë me forcimin e institucioneve dhe kërkimin e përgjegjësisë nga ata që nuk e kanë kryer siç duhet punën e tyre. Përparimi mund të vërehet shpejt nëse prokuroria dhe policia i përmbushin detyrat, sipas Vujaçiq, por reformat në disa sektorë do të kërkojnë të paktën një deri në dy vjet.

Kjo kohë është e nevojshme për të vendosur një ndarje të mirëfilltë të pushteteve, për të ndryshuar ligje të caktuara dhe për të siguruar që institucionet të drejtohen nga njerëz të përgjegjshëm”, tha ai.

Por, këto reforma mund të hasin në rezistencë brenda vetë institucioneve. Bojana Zoriq, nga Instituti i Bashkimit Evropian për Studime të Sigurisë, i tha REL-it se qeverisë së re do t’i duhet të përballet me rrjetet politike të rrënjosura dhe të rikthejë besimin në institucione.

Përballja me këto struktura ekzistuese lidhet edhe me orientimin e jashtëm të Serbisë. Programi i Listës Studentore dhe deklaratat e para të përfaqësuesve të saj sinjalizojnë ruajtjen e disa qëndrimeve ekzistuese. Kjo ngre pyetjen se sa larg mund të shkojnë reformat kur të prekin interesa dhe struktura të lidhura me këto partneritete, veçanërisht në energjetikë dhe siguri.

Politikë e jashtme me pushtet të ri, por drejtim të njëjtë?

Në raport me Rusinë, programi i listës premton ruajtjen e partneritetit dhe kundërshton sanksionet, ndërsa mbështet integritetin territorial të Ukrainës.

Pas zgjedhjeve, i pari i Listës Studentore, Ilija Sërdanoviq, u pyet për marrëdhëniet me Moskën dhe mundësinë e rishqyrtimit të qëndrimit ndaj sanksioneve. Në intervistën për Shërbimin e Ballkanit të REL-it, ai theksoi nevojën për dialog me qytetarët.

“Do të hapim dialog dhe do t’u japim qytetarëve mundësinë të zgjedhin drejtimin që ata e konsiderojnë më të mirin për veten”, tha ai.

Ivana Stradner, hulumtuese në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive në Uashington, shkruan në X se kërkesa për rivendosjen e sundimit të ligjit bashkoi zëra properëndimorë, prorusë dhe neutralë, duke shmangur përçarjet gjeopolitike që, sipas saj, i nxiste Vuçiqi.

Ajo vëren se tashmë kanë nisur paraqitjet në mediat ruse dhe deklaratat kundër sanksioneve ndaj Rusisë. Megjithatë, përderisa qeveria ende nuk është formuar dhe zgjedhjet presidenciale janë përpara, e konsideron të parakohshme nxjerrjen e përfundimeve të prera për orientimin e pushtetit të ri.

Duke kujtuar se nacionalizmi mbijetoi edhe pas rrëzimit të Sllobodan Millosheviqit, Stradner paralajmëron për rrezikun e ndryshimit të udhëheqjes pa ndryshim thelbësor të drejtimit.

Sipas saj, ndikimi rus lidhet me varësinë energjetike dhe lidhjet brenda strukturave të inteligjencës dhe sigurisë së Serbisë. Ndryshimi, argumenton ajo, kërkon reforma në këto institucione dhe diversifikim të furnizimeve energjetike.

“Transformimi i vërtetë i Serbisë nuk do të matet me atë se kush vjen në pushtet, por me gatishmërinë e udhëheqjes së re për ta çmontuar sistemin që e ka mbajtur vendin të ngërthyer në të njëjtin cikël gjeopolitik”, shkroi Stradner.

Ndërkohë, synimi i listës për përparim drejt BE-së do të kërkojë vendime si për reformat e brendshme, ashtu edhe për politikën e jashtme.

Lisa Homel, zëvendësdrejtoreshë në Qendrën për Evropën të Këshillit Atlantik, vlerëson se përparësitë e studentëve për luftën kundër korrupsionit dhe pavarësinë e gjyqësorit përputhen me fushat themelore të negociatave për anëtarësim. Kjo, sipas saj, krijon mundësi për përparim aty ku qeveritë e mëparshme kanë ngecur, ndonëse lista ende nuk ka paraqitur vizion të qartë për anëtarësimin.

Për Kosovën, lista kundërshton pavarësinë dhe lë hapësirë për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të arritura. Sërdanoviq, megjithatë, është zotuar për vazhdimin e dialogut për Kosovën dhe respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Qeveria e ardhshme, thekson Homel, do të trashëgojë kërkesat e Brukselit për përafrimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë me BE-në, si dhe procesin e ngecur të normalizimit me Kosovën, shkruan REL.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.