Ramabaja: Sveçla duhet të japë dorëheqje, jo Gërvalla
Analisti Sadri Ramabaja ka vlerësuar se përgjegjësia politike për rastin e Arlinda Zekajt duhet t’i adresohet ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe jo ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.
Duke folur në emisionin “Debat Plus”, Ramabaja ka thënë se Gërvalla ka pak kohë që e ka marrë drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa Sveçla është në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme prej vitesh.
“Çka mund t’i kërkosh Donika Gërvallës kur ajo s’ka dy muaj apo tre ministre e Drejtësisë? Për dorëheqje do të duhej të jepte ministri i Brendshëm, që është qe vjet aty. Dhe atë zinxhir komandues aty e ka gjetë, aty e ka ende. Unë si qytetar di për probleme të ngjashme edhe në qendra të tjera të Kosovës, sidomos në Mitrovicë, që zinxhiri komandues dështon total”, ka thënë Ramabaja.
Ai ka theksuar se dorëheqja duhet t’i kërkohet ministrit të Punëve të Brendshme, duke argumentuar se Gërvalla sapo e ka marrë drejtimin e këtij dikasteri.
“Prandaj do t’i kërkoja dorëheqje ministrit të Brendshëm, por jo Donikës që e ka marrë dje këtë sektor”, ka deklaruar Ramabaja.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.