🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 95.75 ▼8.04%
ARI 3,956 ▲1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,891 ▼ -1.35% ETH $2,253 ▼ -0.51% XRP $1.2490 ▼ -0.07% SOL $91.7600 ▼ -2.77%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 95.75 ▼8.04 % ARI 3,956 ▲1.46 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 95.75 ▼8.04 % ARI 3,956 ▲1.46 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Mali i Zi

MONSTAT: PAGA MESATARE NETO NË KORRIK ARRITI NË 1.040 EURO

Foto: Ilustrim

Paga mesatare neto në Mal të Zi gjatë muajit korrik arriti në 1.040 euro, duke shënuar një rritje të lehtë prej 0,1 për qind krahasuar me muajin qershor, tregojnë të dhënat e Monstat.

Në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, paga mesatare neto ishte 2,3 për qind më e lartë, ndërsa paga mesatare bruto në korrik arriti në 1.240 euro.

Megjithatë, rritja e çmimeve të konsumit me 0,8 për qind gjatë korrikut ndikoi në fuqinë blerëse të qytetarëve.

Sipas Monstat, duke marrë parasysh inflacionin, pagat reale në korrik shënuan rënie prej 0,7 për qind krahasuar me muajin paraprak.

Rritje të pagave mesatare neto u regjistruan në disa sektorë, përfshirë furnizimin me ujë dhe menaxhimin e mbeturinave, shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale, aktivitetet financiare dhe të sigurimeve, si dhe në bujqësi, pylltari dhe peshkim.

Rritje më të vogla u shënuan edhe në sektorët e transportit dhe magazinimit, informacionit dhe komunikimit, arsimit, veprimtarive profesionale, shkencore dhe teknike, si dhe në industrinë përpunuese, energjetikë, hoteleri dhe shërbime të tjera.

Nga ana tjetër, rënie e pagës mesatare neto gjatë korrikut u regjistrua në sektorin e ndërtimtarisë dhe administratës publike, me nga 0,3 për qind, ndërsa një rënie e lehtë prej 0,1 për qind u shënua në tregtinë me shumicë dhe pakicë, si dhe në sektorin e riparimit të automjeteve dhe motoçikletave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.